Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka ftuar mediat në ora 10:300, për një konferencë të jashtëzakonshme.
Mediat në Kosovë kanë mësuar se presidenti pritet të tregojë vendimin e tij, karshi vendimit të Qeverisë “Kurti” për kufizimin e lëivzjeve të qytetarëve.
“Presidenti Thaçi do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin e Kurtit”, ka thënë burimi.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dje natën vonë kal ka marrë vendim që nga ora 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).