7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSASHK-u nuk pajtohet me propozimin për uljen e pagave në administratë

SASHK-u nuk pajtohet me propozimin për uljen e pagave në administratë

Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) nuk pajtohet me propozimin e LSDM-së për uljen e pagave për të punësuarit në administratën publike dhe kërkon nga Qeveria nëse merr një propozim të tillë, ai të refuzohet.

Sipas Sindikatës, propozimi i tillë është radikal dhe direkt do të ndikojë ndaj punonjësve të cilët janë më së paku të paguar.

Prandaj kërkon urgjentisht të vendoset dialog social dhe të dëgjohen mendimet edhe të sindikatave dhe të ekspertëve ekonomikë.
“Mendojmë se masat e propozuara direkt do të godasin ndaj punonjësve që realisht janë më së paku të paguar në shtet.

Veçanërisht reagimet janë të ashpra nga ana e punonjësve arsimorë, të cilët, në dobi të nxënësve, në mënyrë indirekte edhe të shtetit, investojnë përpjekje mbinjerëzore përmes formave dhe metodave alternative, në kushte shtëpiake, ta realizojnë programin e planifikuar”, theksohet në kumtesën e SASHK-ut.

Një masë të tillë, siç theksojnë nga SASHK-u, nuk ka në asnjë shtet fqinj, të cilët, gjithashtu, përballen me krizë ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments