5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShkon në 33 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Shkon në 33 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Edhe dy raste të reja me COVID-19. Sot u konfirmuan edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin e të prekurve në 33. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një komunikate për media bëri të ditur se dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti. “Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë (10) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive. Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç.”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së. IKSHPK-ja bëri të ditur se nga 8 shkurti e deri më sot u testuan 577 mostra. “Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri (33) raste kanë rezultuar pozitive.”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments