Nokia ka hyrë betejën e 5G. Kompania Finlandeze e prodhimit të smartfonëve me markën Nokia pretendon të ketë ndërtuar smartfonin e parë 5G flagship për mbarë botën.
Por çfarë do të thotë për një flagship 5G global? Ndryshe nga flagshipët e tjerë Android, Nokia 8.3 5G mund të përdorë roaming kudo në çdo rrjet të botës. Sipas HMD, telefoni do të jetë i përshtatur edhe për rrjetet e reja 5G që do të implementohet drejt fundit të 2020.
Kompania thotë se ofron mbështetjen më të lartë për valët dhe bandat 5G deri më sot. Telefoni ka procesorin Snapdragon 765G. Sipas buxhetit tuaj telefoni vjen ose me 6GB RAM dhe 64GB memorie ose me 8GB RAM dhe 128GB memorie.
Të dy konfigurimet kanë kartë microSD dhe mbështetje për deri në 400GB. Ekrani 6.81-inç PureDisplay ka raport 20:9 dhe një kamër selfie “hole-punch.”
Zhgënjyese për këtë telefon është mos përdorimi i një ekrani me frekuencë të lartë si Galaxy S20, Oppo Find X2 Pro apo OnePlus 7/7T Pro.
HMD me telefonët Nokia ofron një sistem operativ Android të pastër siç e gjeni në telefonët e Google. Nokia 8.3 vjen me katër kamera ku kryesorja është 64-megapiksel, 2-megapiksel macro, 2-megapiksel sensor thellësie dhe 12-megapiksel me kënd super të gjerë.Telefoni kushton 599 euro dhe do të shitet në 180 vende të botës