Abazi thotë se LDK-ja po ndjek vetëm planin e Thaçit Zëvendëskryeministri nga radhët e VV-së, Haki Abazi ka hedhur akuza mbi LDK-në dhe Isa Mustafën. Sipas tij, LDK-ja nuk i dëgjon më as miqtë gjermanë, e as miqtë amerikanë, LDK-ja ka vendosur të dëgjojë vetëm planin e Thaçit. “LDK nuk i dëgjon më as miqtë gjermanë, si eurodeputetja Von Cramon, as miqtë amerikanë, si profesori Daniel Serëer, të cilët po thonë se rrëzimi i qeverisë ka pasoja katastrofale për Kosovën dhe rajonin. LDK ka vendosur të dëgjojë vetëm planin e Thaçit“, ka shkruar Abazi në Facebook. Abazi ka thënë se Mustafa me PDK-në dhe Thaçin janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës. “LDK e akademikëve bashkë me AAK, që kanë për qëllim mbajtjen e tarifës po duan mocion për të hequr tarifën- hipokrizi. Pabesia kërkon mocion besimi për veten. Ku mbeti demarkacioni i AAK?! 80 zëvendësministra kishim! Mustafa dhe PDK-Thaçi janë në bashkëpunim për të ruajtur dhe vazhduar pengmarrjen e shtetit të Kosovës. Ata po u frikësohen zhvillimit dhe drejtësisë dhe po ashtu hapjes së librave të së kaluarës”, ka shkruar Abazi. Në fund, Abazi ka theksuar se këta e harruan koronavirusin me të cilin Kosova është duke u perballur. “Ky kor i burrave të pasur, mbi varfërinë e popullit, rrenojat e shtetit të kapur, është bërë bashkë me qëllim që të vazhdohet vijimësia e krimit dhe korrupsionit. Harruan COVID-19”, ka përfunduar Abazi.
Lexo me shume: http://rtv21.tv/abazi-mustafa-dhe-pdk-thaci-jane-bashkuar/
© RTV21.tv