-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbikalimi në Bit-Pazar, këmbësorët rrezikojnë jetën çdo ditë

Mbikalimi në Bit-Pazar, këmbësorët rrezikojnë jetën çdo ditë

Në bulevardin “Kërste Misirkov” në Bit Pazar të Shkupit gjenden dy kalime të këmbësorëve. Njëri është mbikalim dhe i rregulluar në bazë të trafikut kurse kalimi tjetër është ilegal, të cilin qytetarët e preferojnë më shumë. Çdo kalim i rrugës është cenim serioz i trafikut dhe sigurisë së kalimtarëve. Të pyetur nga Alsat përse qytetarët nuk e shfrytëzojnë urën për kalim, ngrinin supet.

Të gjithë kalojnë, edhe unë ndërsa duhet lartë të kalojmë. Duhet t’i mbyllin, të mos kalojnë njerëzit”.

“Disi është lart, kështu që këtu është më drejtë, por s’është mirë, nuk është e hijshme. Duhet të ndërgjegjësohemi”.

Në vend që të zgjidhet problemi në fjalë, Qyteti i Shkupit dhe komuna e Çairit e hedhin fajin njëri-tjetrit rreth kompetencave. I pari i Shkupit, Petre Shilegov për Alsat thotë që ura është në kompetencë të Çairit ndërsa kalimi ilegal s’mund të legalizohet sepse në një distancë aq të shkurtër, nuk mund të ketë dy kalime. Shilegov shton se duhet ndihmë nga komuna e Çairit për mbylljen e kalimit ilegal.

Për fat të keq, me rrezikimin e një pjese të trafikut, edhe pse atje tradicionalisht ka pasur kalim për këmbësor, mendoj që të gjithë ndaj këtij kalimi sillen sikur vend ku kalohet legalisht- deklaroi Petre Shilegov- kryetar i Shkupit.

Ndryshe, ura e këmbësorëve në Bit Pazar është projekt i komunës Çair dhe është ndërtuar me partneritet publiko- privat. Koncesioni i urës është 15 vite dhe lidhet me bilbordet reklamuese që janë në këtë objekt. Por, nga komuna e Çairit thonë që nuk janë kompetent për këtë mbikalim.

 Komuna Çair

“Rrugët magjistrale dhe rrugët kryesore janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, gjithashtu mbikalimi që është në Bit Pazar në bulevardin “Kërste Misirkov”, çështjen duhet ta drejtoni në Qytetin e Shkupit. Ne si komunë, jemi në dispozicion së bashku me shërbimet profesionale që të bashkëpunojmë me Qytetin e Shkupit, nëse këtë e kërkojnë prej nesh”.

Për qytetarët që s’mund të ecin nëpër shkallët e urës, ka ashensor, i cili asnjëherë nuk është vënë në funksion.

“Pjesa e jashtme e mbikalimit duket normale. Por, kur të ngjiteni drejt shkallëve, pamja është trishtuese. Mbeturina gjithandej, pllaka të thyera, mure të dëmtuara dhe erë e keqe. Gjatë natës, rrallëkush do të guxojë ta shfrytëzoj këtë urë sepse nuk ka ndriçim përkatës”.

Ky problem me vite po bartet mes autoriteteve lokale. Në vend të një zgjidhjejë, kryetarët e Shkupit dhe Çairit për këtë temë dolën në opinion me deklarata kundërthënëse. Në këtë kalim ilegal, vitet e fundit kanë ndodhur disa aksidente trafiku ndërsa ka pasur edhe raste tragjike me viktima.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments