Senati spanjoll i suspendoi të gjitha aktivitetet e paraparë gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Arsye për këtë është mbrojtja nga coronavirusi, që u zbulua te sekretari i Përgjithshëm i partisë së djathtë ekstreme Voks, i cili është anëtar i Kongresit.
Nënkryetarja e parë e Senatit, Kristina Narbona sot tha se të gjitha seanca plenare dhe mbledhjet me grupet punuese janë anuluar, pa cekur se kur do të mbahen.
Kjo do të thotë shtyre të miratimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO që ishte një nga pikat e paketës për këtë javë.
Sipas dokumenteve zyrtare, procedura për pranimin e dokumentit në Senat në të cilin Maqedonia tejkalon edhe pengesën e fundit dhe zyrtarit do të ishte anëtare e NATO-s, duhej të përfundonte më së voni deri më 25 mars.
Pas përfundimit të procedurës në Senat, ratifikimi i dokumentit do të deponohet në Departamentin Shtetëror, me çka Maqedonia e Veriut formalisht do të jetë pjesë e familjes euro-atlantike.Facebook0TwitterEmail