Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po qëndron në SHBA ku po zhvillon takime të rëndësishme. Kreu i Lëvizjes BESA gjatë ditës së djeshme realizoi takim me kongresmenin amerikan, Elliot Engel. Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut dhe në përgjithësi për zhvillimet e fundit rajonale. Kryetari Kasami e njoftoi nga afër kongresmenin Engel për arritjen e koalicionit historik në mes LSDM-së dhe BESËS, koalicion i cili është vënë në funskion të rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt unionit Evropian si opcion i vetem për vendin.
Kongresmeni Engel inkurajoi gjithë aktorët politik në vend të jenë të përkushtuar në impelemntimin e Marrëveshjes së Prespës e cila është garancë e rrugëtimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian