“Është nder të jesh i mbështetur nga përfaqësuesit e të gjitha bashkësive etnike, nga 31 parti politike, por edhe prej shumë qytetarëve të cilët nuk janë anëtarë të asnjë subjekti politikë. Falënderim të veçantë dua të shpreh ndaj koalicionit politikë, të udhëhequr nga LSDM-ja dhe personalisht deri tek kryeministri Zoran Zaev, të cilët kanë bërë një hap politikë që pas 5 viteve sërish të më japin shanse që të hyj në garë për president. Të nderuar, nga mbrëmë më keni dhënë përgjegjësi të madhe politike, të cilën gjatë muajve dhe viteve që vijnë kam për qëllim bashkë me gjithë ju, t arsyetoj plotësisht, në interes të përmirësimit dhe jetës më të lumtur për të gjithë në vendin tonë”, ka shkruar Stevo Pendarovski, në profilin e tij zyrtar në Facebook.