10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeZijadin Sela: Sot erdhi koalicioni fitues

Zijadin Sela: Sot erdhi koalicioni fitues

“Sot, me nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, edhe zyrtarisht hyri në fuqi bashkëpunimi për fuqizimin e votës shqiptare.
Qëllimet dhe prioritetet e përbashkëta bënë që ky koalicion të realizohet me të vetmin qëllim që shqiptarët të kenë një ofertë reale për kërkesat e tyre”, theksoi kreu i ASH-së, Ziadin Sela me rastin e nenshkrimit te marreveshjes me Alternativën.

Sipas tij, nevoja për ndryshim solli edhe deri tek mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, prandaj jemi të bindur që po kjo nevojë për ndryshim dhe qëllimi i pastër i koalicionit tonë; shtet për të gjithë, drejtësi dhe jetë do ta bëjë fitues koalicionin ASH-AAA.

Sela tha se mund të ballafaqohet me Ahmetin ndash në zonën zgjedhore numër një po edhe nëse don Ahmeti në zonën e pestë. Sela tha se Ahmeti dhe BDI janë fajtorët më të mëdhej për përçarjen e votës edhe pse gjithnjë janë thirur dhe kanë apeluar në bashkim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments