BallinaLajmeJETA E VËSHTIRË E 36 SHKRONJAVE – MINISTRI Jeton Shasivari MBETI TEK...

JETA E VËSHTIRË E 36 SHKRONJAVE – MINISTRI Jeton Shasivari MBETI TEK 35!

www.telegrami.mk

Satirë politike

“Ministri i Drejtësisë mund të udhëtojë nëpër gjithë Azinë, por alfabeti shqip nuk ka nevojë për vizë. I ka 36 shkronja dhe nuk pranon të qeveriset me 35!”

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, që duhet të kujdeset për saktësinë e ligjit dhe të gjuhës, përfundon duke bërë një gabim pikërisht në urimin për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, këto ditë paska pasur një agjendë mjaft të ngjeshur ndërkombëtare, që nuk kanë të bëjnë me ikjen nga problemet me provimin e jurispodencës në shqip në RMV ,Jeton Shasivari u pa duke gjesdisur nëpër Azi edhe duke vizituar objekte kulti fetar, natyrisht në kuadër të aktiviteteve zyrtare dhe me shpenzime që në fund i paguajnë taksapaguesit e Maqedonisë së Veriut.

Por, sapo u kthye te një çështje shumë më afër shtëpisë, te Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ministrit i ndodhi një befasi teknologjike.

Inteligjenca Artificiale, që supozohet të jetë inteligjente, ia përgatiti një urim me 35 shkronja, duke harruar pikërisht një nga shkronjat e alfabetit tonë: ZH-në!

Për të vizituar tempuj e kulte fetare në Azi paska pasur kohë, por për t’i numëruar 36 shkronjat e alfabetit shqip nuk paska pasur kohë!

Tashmë nuk dihet kush e ka fajin: Inteligjenca Artificiale që nuk i njeh 36 shkronjat, ministri që nuk e kontrolloi urimin, apo ata që mendojnë se për gjuhën shqipe mjafton një urim festiv, edhe nëse i mungon një pjesë e alfabetit.

Megjithatë, nuk është ndonjë tragjedi. Ministri mund të kërkojë një udhëtim tjetër studimor, kësaj radhe jo në Azi, por në Manastir, aty ku u vendos alfabeti ynë. Ndoshta atje do ta gjejë edhe shkronjën e humbur –ZH-në

Sepse, zoti ministër, 36 shkronja nuk janë 35!

Dhe nëse nuk mund ta mbrojmë alfabetin as në një urim festiv, çfarë garancie kemi se do të mbrohen të drejtat që shkruhen me atë alfabet?…www.telegrami.mk

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments