BallinaLajmeButeli si provim politik: pse po kërkohet vetëm Agon Ferati, ndërsa edhe...

Buteli si provim politik: pse po kërkohet vetëm Agon Ferati, ndërsa edhe të tjerët janë në Qeveri,cilit klan nga Shkupi i pengon ?(pjesa 1)

www.telegrami.mk

Reagimi i Muhamed Zekirit për mungesën e gjuhës shqipe në mbishkrimin e parkut të Butelit ngre një problem real, por kritika e tij duket se është përqendruar kryesisht te ministri për Sistem Politik, Agon Ferati. Ndërkohë, kjo çështje ka një dimension shumë më të gjerë institucional dhe politik.

Nëse flasim për përgjegjësi, atëherë duhet të flasim për të gjithë zinxhirin institucional që ka për detyrë të garantojë zbatimin e ligjit. Ku është Ministria e Drejtësisë ? Ku janë institucionet që merren me mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhëve? Ku janë përfaqësuesit e tjerë shqiptarë në Qeveri?

Madje, në këtë debat nuk duhet harruar as ministri i Mjedisit, Muhamet Hoxha, i cili sipas biografisë së tij zyrtare ka qenë i angazhuar në Kabinetin e zëvendëskryeministrit përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, në Sekretariatin për zbatimin e saj dhe në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

A nuk është kjo një përvojë institucionale që do të duhej të shërbente për të kuptuar më mirë peshën e Marrëveshjes së Ohrit dhe përgjegjësinë e institucioneve për zbatimin e saj?

Nuk është e drejtë që një ministër të bëhet objektivi i vetëm i kritikës, ndërsa të tjerët të mbeten jashtë debatit. As Agon Ferati nuk mund të jetë mburojë për heshtjen e kolegëve të tij qeveritarë.

Duhet pranuar se Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve ka nisur procedurën e inspektimit në lidhje me rastin e Butelit. Por qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë që procedurat të mos mbeten vetëm në letër dhe që institucionet kompetente të japin rezultate konkrete.

Në fund të fundit, këshilltarët shqiptarë të Butelit, nga AKI-ja dhe VLEN-i, kanë arritur të gjejnë një pikë të përbashkët përtej dallimeve partiake. Ndërsa në nivel qendror, ku shqiptarët kanë përfaqësues në disa dikastere qeveritare, përgjegjësia vazhdon të shpërndahet nga njëri institucion te tjetri.

Prandaj, çështja nuk është vetëm ku është Agon Ferati. Pyetja është ku janë të gjithë ministrat shqiptarë, përfshirë ata që kanë përvojë të drejtpërdrejtë në institucionet e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit?

Sepse Marrëveshja e Ohrit nuk është dokument që përkujtohet vetëm nëpër akademi solemne dhe fjalime politike. Ajo kërkon zbatim të përditshëm, përgjegjësi institucionale dhe guxim për të kërkuar respektimin e ligjit, edhe kur kjo mund të krijojë pakënaqësi brenda koalicionit qeveritar.

Në këtë nomenklaturë politike të ministrave që më gjatë janë në pushtet dhe të parët të thiren janë :

Jeton Shasivari – Ministër i Drejtësisë

Bekim Sali – Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane

Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë dhe Punës

Muamet Hoxha – Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Sedat Sulejmani – Ministër i Kulturës dhe Turizmit …dhe i fundit

Agon Ferati – Ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Pra Muhamet Hoxha ka njohuri se dallimi kryesor mes ish-Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (SIMKO) dhe Ministrisë së sotme për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive qëndron në statusin juridik, kompetencat ligjore dhe fokusin e veprimtarisë, pasi një trup koordinues brenda Qeverisë u shndërrua në ministri të plotë me kompetenca të rishikuara.

Këto janë dallimet kryesore mes dy institucioneve:

KarakteristikaIsh-Sekretariati (2008–2019)Ministria e sotme (pas riorganizimit të vitit 2024)
Statusi juridikShërbim i veçantë qeveritar (organ brenda Qeverisë) i drejtuar nga një zëvendëskryeministër pa portofol.Organ i pavarur i administratës shtetërore (Ministri e plotë) me ministër dhe zëvendësministër të saj.
E drejta e propozimit të ligjeveNuk kishte të drejtë të propozonte drejtpërdrejt ligje në Kuvend, por vepronte përmes Qeverisë dhe ministrive të tjera.Ka të drejtë të plotë ligjore të hartojë dhe të propozojë ligje, akte nënligjore dhe strategji në fushat që i mbulon.
Fokusi i punësZbatimi teknik i Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimi i programeve për punësime sipas përfaqësimit të drejtë.Ruajtja e kohezionit social, avancimi i dialogut ndëretnik, promovimi i multikulturalizmit dhe bashkëpunimi me bashkësitë.
Çështja e punësimeveKryente drejtpërdrejt konkurse dhe sistemime të kuadrove nëpër institucione (programi K-5).Nuk kryen më punësime masive për t’i shpërndarë në institucione të tjera, pasi këto programe janë mbyllur.
Buxheti dhe grantetBuxhet i kufizuar i orientuar kryesisht në paga për kuadrot e sistemuara dhe mbështetje administrative.Buxhet i veçantë ministror me fonde dhe grante për projekte të shoqërisë civile, kulturës dhe kohezionit mes bashkësive.

Evolucioni i këtij institucioni kaloi nëpër tre faza kryesore:

  • Faza e Sekretariatit (2008–2019). U krijua si mekanizëm i përkohshëm për të siguruar zbatimin e reformave kushtetuese dhe ligjore të Marrëveshjes së Ohrit, me fokus të madh te rritja e përqindjes së punësimit të komuniteteve joshumicë.
  • Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive (2019–2024). Në mars të vitit 2019 Sekretariati u shua dhe u krijua një ministri e re, e cila mori edhe kompetenca të gjera në fushën e sistemit politik.
  • Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive (nga viti 2024). Me ndryshimet e Ligjit për Organizimin e Organeve të Administratës Shtetërore në qershor 2024, pjesa e “sistemit politik” u hoq nga emri dhe kompetencat e saj, duke e kufizuar rolin e Ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive në Vlada.mk ekskluzivisht te raportet ndërmjet komuniteteve, dialogu ndëretnik dhe mbështetja e obligimeve strategjike që burojnë nga Marrëveshja Kornizë…
  • Muamet Hoxha është Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Por më herët ka ushtruar funksionin e Zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Në Kabinetin e Zëvendëskryeministrit ka qenë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, Sipas të dhënave nga Wikipedia për Muhamed Hoxhën dhe arkivave mediatike, ai në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë ka filluar të punojë që në vitin 2008, para se të bëhej zëdhënës i qeverisë në vitin 2018. Në atë periudhë dhjetëvjeçare janë ndërruar disa zëvendëskryeministra të Qeverisë të ngarkuar për këtë resor (si Abdilaqim Ademi, Musa Xhaferi, Festim Halili dhe Hazbi Lika).
  • ===========================================================
  • Buteli si provim politik: pse po kërkohet vetëm Agon Ferati, ndërsa të tjerët janë në Qeveri?

Reagimi i Muhamed Zekirit për mungesën e gjuhës shqipe në mbishkrimin e parkut të Butelit ngre një problem real, por kritika e tij duket se është përqendruar kryesisht te ministri për Sistem Politik, Agon Ferati. Ndërkohë, kjo çështje ka një dimension shumë më të gjerë institucional dhe politik.

A nuk duhet pikërisht përvoja institucionale e njerëzve që kanë punuar në strukturat e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të shërbejë sot për të kërkuar përgjegjësi konkrete nga institucionet?

Nëse flasim për përgjegjësi, atëherë duhet të flasim për të gjithë zinxhirin institucional që ka për detyrë të garantojë zbatimin e ligjit. Ku është Ministria e Drejtësisë? Ku janë institucionet që merren me mbrojtjen dhe përdorimin e gjuhëve? Ku janë përfaqësuesit e tjerë shqiptarë në Qeveri?

Madje, në këtë debat nuk duhet harruar as ministri i Mjedisit, Muhamet Hoxha, i cili sipas biografisë së tij zyrtare ka qenë i angazhuar në Kabinetin e zëvendëskryeministrit përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, në Sekretariatin për zbatimin e saj dhe në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

A nuk është kjo një përvojë institucionale që do të duhej të shërbente për të kuptuar më mirë peshën e Marrëveshjes së Ohrit dhe përgjegjësinë e institucioneve për zbatimin e saj?

Nuk është e drejtë që një ministër të bëhet objektivi i vetëm i kritikës, ndërsa të tjerët të mbeten jashtë debatit. As Agon Ferati nuk mund të jetë mburojë për heshtjen e kolegëve të tij qeveritarë.

Duhet pranuar se Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve ka nisur procedurën e inspektimit në lidhje me rastin e Butelit. Por qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë që procedurat të mos mbeten vetëm në letër dhe që institucionet kompetente të japin rezultate konkrete.

Në fund të fundit, këshilltarët shqiptarë të Butelit, nga AKI-ja dhe VLEN-i, kanë arritur të gjejnë një pikë të përbashkët përtej dallimeve partiake. Ndërsa në nivel qendror, ku shqiptarët kanë përfaqësues në disa dikastere qeveritare, përgjegjësia vazhdon të shpërndahet nga njëri institucion te tjetri.

Prandaj, çështja nuk është vetëm ku është Agon Ferati. Pyetja është ku janë të gjithë ministrat shqiptarë, përfshirë ata që kanë përvojë të drejtpërdrejtë në institucionet e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit?

Sepse Marrëveshja e Ohrit nuk është dokument që përkujtohet vetëm nëpër akademi solemne dhe fjalime politike. Ajo kërkon zbatim të përditshëm, përgjegjësi institucionale dhe guxim për të kërkuar respektimin e ligjit, edhe kur kjo mund të krijojë pakënaqësi brenda koalicionit qeveritar…

Përgjegjësia nuk duhet anashkaluar që është edhe e Muhamet Zekirit  ish deputet i LSDM-së,dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së R.M.V…që nuk i vunë punët në binarë kur duheshte me Artan Grubin …

https://www.sobranie.mk/lidhja-socialdemokrate-e-maqedonise-16-ns_article-muhamed-zeqiri-16-al.nspx

pjesa (1)

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti…(pjesa 2)

www.telegrami.mk

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments