Spitali i Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, pranoi donacion prej 25 shtretërve spitalorë nga më shumë organizata humanitare dhe persona të cilët jetojnë jashtë Maqedonisë.
Sipas drejtorit të spitalit, Emri Bajrami, ky donacion dukshëm do t’i përmirësojë kushtet për mjekim spitalor dhe sigurimin e mjedisit më adekuat.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për organizatën Volkshilfe nga Austria dhe Kristian Sherkhuber (Christian Schörkhuber) për mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar në këtë aksion humanitar. Dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për Elfat Mustafi për organizatën, Zumret Ademin dhe diasporën e Linzit për kontributin dhe donacionet e tyre, si dhe për Menaf Sipahi, Burak Musaj dhe Hadis Mustafaj për angazhimin, përkushtimin dhe realizimin e këtij aktiviteti humanitar”, thotë drejtori Bajrami.
Pas marrjes së pajisjeve, stafi teknik kontrolloi dhe shpërndau pajisjet dhe materialet në repartet dhe ambulancat, aty ku ishte e nevojshme. Në kumtesën e spitalit të Gostivarit thuhet se çdo donacion dhe çdo akt solidariteti përfaqëson ndihmë të drejtpërdrejtë për përmirësimin e kushteve të punës së stafit shëndetësor dhe mirëqenien e pacientëve tanë
