Naim Samiu ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të sportit, duke u shpallur kampion bote në kickboxing në kampionatin e organizuar nga ISKA, në Madrid të Spanjës, ku përfaqësoi Shqipërinë, transmeton albinfo.ch.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut arriti të triumfojë në një garë të madhe ndërkombëtare, ku morën pjesë mbi 1.500 garues nga më shumë se 57 shtete të botës.
Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe punës së vazhdueshme të Samiut në sportin e kickboxingut.
Përveç triumfit personal, Samiu u dallua edhe në rolin e trajnerit. Në këtë kampionat morën pjesë edhe nxënësit e tij, të cilët arritën rezultate të mira, duke fituar vende të para dhe siguruar kualifikimin në finale.
Kështu, pjesëmarrja në Madrid u shndërrua në një sukses të dyfishtë për Naim Samiun, si sportist dhe trajner, duke përfaqësuar Shqipërinë në një prej garave ndërkombëtare të kickboxingut./Albinfo.ch
Burimi i lajmit: albinfo.ch
