BallinaLajmeBlendi Hodai i përgjigjet sërish Mickoskit: Ofendim është privilegjimi i deputetëve dhe...

Blendi Hodai i përgjigjet sërish Mickoskit: Ofendim është privilegjimi i deputetëve dhe nënvlerësimi i studentëve, jo thënia e së vërtetës ndaj pushtetit

I ftuar në emisionin “IMPAKT” në TV SHENJA, kryetari i Forumit për Ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke thënë se kritikat e tij nuk përbëjnë ofendim. Ai ka përmendur privilegjet e deputetëve, çmimet e ushqimit dhe trajtimin e studentëve.“Unë kur e pashë dje deklaratën e kryeministrit u habita për faktin se sa i ofenduar paska qenë nga ofendimet që i paskemi bërë për të, që siç thashë edhe njëherë, nuk ka asnjë ofendim.

Ofendim është të hash oriz 30 denarë dhe studenti të hajë oriz 80 denarë. Kjo është ofendim. Ofendim është që t’i nënvlerësosh çdo ditë e më shumë studentët, duke u thënë: ‘Ju me 140 denarë blini duhan dhe shkrepëse’.

Ofendim në të njëjtën kohë është edhe të fillosh karrierën tënde akademike si asistent i babait tënd. Kjo është ofendim për të gjithë studentët që janë të aftë, ofendim për të gjithë profesorët që janë me integritet.

Ky është ofendim, nuk është ofendim në qoftë se e themi të vërtetën. Dhe nuk do të heshtim duke e thënë të vërtetën, sepse ky nënvlerësim i qytetarëve nga ana e pushtetarëve duhet të fillojë të marrë fund. Nuk janë ata përmbi ne si qytetarë, sepse ata zgjidhen me votën tonë”, deklaroi Blendi Hodai në emisionin “IMPAKT”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments