www.telegrami.mk
Satirë politike
Maksim Dimitrievski paska alarmuar shtetin! Jo për korrupsionin, jo për drejtësinë që çalon, jo për gjykatat që presin me vite për të dhënë drejtësi, por për faktin se studentët shqiptarë kërkojnë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre.Flet me gojën e Mickoskit …
Madje, Maksimi paska zbuluar edhe një rrezik të madh: pas kërkesës për gjuhën shqipe fshihet projekti i konfederatës dhe, me sa duket, nesër mund të shpallet edhe Ilirida!
Çfarë frike e madhe! Një student shqiptar që kërkon të japë provimin në shqip, ndërsa Maksimi sheh në horizont ndarjen e shtetit. Me këtë logjikë, po të kërkojë dikush një dokument në shqip, ndoshta nesër do të thërrasë edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së!
Maksim, qetësohu! Gjuha shqipe nuk është tank, provimi i jurisprudencës nuk është referendum dhe studentët shqiptarë nuk po kërkojnë ta ndajnë Maqedoninë, por të kenë mundësi të barabarta në shtetin ku jetojnë dhe paguajnë taksa.
Nëse një shtet tronditet nga fakti që qytetarët e tij kërkojnë të drejtën kushtetuese për ta përdorur gjuhën e tyre, atëherë problemi nuk është te qytetarët, por te themelet e mendësisë politike që ende nuk e ka kuptuar se shteti nuk është pronë private e një etnie.
Dhe një këshillë për Maksimin: në vend që të kërkosh takim liderësh për të vizatuar vija të kuqe kundër gjuhës shqipe, më mirë kërko një takim për të vizatuar vijën e kuqe kundër korrupsionit, padrejtësisë dhe diskriminimit.
Sepse, në fund të fundit, nuk është shqipja ajo që po e rrezikon shtetin. Është frika nga barazia që po e bën shtetin të duket kaq i brishtë!…Nga tuta i laga pantallonat…shkova ta lëshoj ujoin e guacës së tualetit dhe ti ndroj pantallonat …www.telegrami.mk
Mesut Shabani

