Të nderuar familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe të gjithë ju që e njohët dhe e respektuat,
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se të premten, më 06.11.2026, do t’i japim lamtumirën e fundit të dashurit tonë, Enver Rifati – Komandant Xhaxhi.
Falja e namazit të xhenazes do të bëhet pas namazit të Ikindisë, në Varrezat e Qytetit. Më pas, kortezhi mortor do të vazhdojë drejt Varrezave të Dëshmorëve, ku do të bëhet edhe varrimi i tij.
Me zemër të pikëlluar do ta përcjellim në banesën e fundit, por emri, vepra, sakrifica dhe kujtimi i tij do të mbeten përherë të gjalla në zemrat tona.
Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së tij!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
