BallinaLajmeMickoski i parapriu protestës me lajka politike,një muaj nga fillimi nuk i...

Mickoski i parapriu protestës me lajka politike,një muaj nga fillimi nuk i priti,nga frika mos ngriten, u propozoi rritjen e shujtës studentore në 4.500 denarë, pritet përgjigje nga studentët

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka propozuar që shujta studentore të rritet nga rreth 3.500 në 4.500 denarë në muaj, por që paratë të përdoren vetëm për blerjen e ushqimit përmes aplikacionit të ri M-Shërbime. Propozimi u diskutua në një takim me përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve në vend, ndërsa studentët pritet të japin përgjigjen në një takim të ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

Sipas Mickoskit, qeveria ka informacione se një pjesë e studentëve nuk i përdorin paratë që marrin aktualisht në kartelat debitore për ushqim, por për qëllime të tjera. Për këtë arsye, ai propozon që në aplikacionin M-Shërbime të përfshihet një funksion i veçantë, i quajtur “M-Shujta Studentore”.

Përmes këtij sistemi, studentët do të mund të paguanin ushqimin vetëm në restorante, markete dhe lokale të tjera të përfshira në listën e miratuar. Mickoski tha se aplikacioni do të përmbajë edhe inteligjencë artificiale, me qëllim që paratë të mos përdoren për produkte të tjera, përfshirë alkoolin dhe cigaret.

Kryeministri propozoi gjithashtu që studentët të përfitojnë zbritje prej 20 deri në 25 përqind në disa lokale edhe pasi ta kenë shpenzuar shumën mujore të shujtës studentore. Si shembull, ai tha se për një vakt prej 100 denarësh, me zbritje prej 25 përqind, studentët do të paguanin 75 denarë.

Megjithatë, propozimi ende nuk është miratuar dhe nuk është bërë e ditur se kur mund të nisë zbatimi i tij. Sipas Mickoskit, qeveria pret përgjigjen e përfaqësuesve studentorë për të vazhduar me përgatitjen e procedurave.

Në takimin me studentët është diskutuar edhe për kushtet në konviktet studentore dhe ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”. Mickoski tha se po punohet për ndërtimin dhe rikonstruktimin e konvikteve, ndërsa pretendoi se standardi studentor në vitin 2026 është përmirësuar në krahasim me vitin 2022.

Ai gjithashtu pranoi se studentët në Gjermani ende kanë standard më të mirë, ndonëse, sipas tij, dallimi është zvogëluar. Në të njëjtën kohë, Mickoski theksoi se Universiteti Shtetëror i Shkupit ishte më lart në Listën e Shangait para rreth 20 vjetësh dhe u bëri thirrje studentëve që të bashkëpunojnë për përmirësimin e cilësisë dhe pozitës së universiteteve në vend.

Përfaqësuesit e studentëve dje u takuan me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski. Në fokus të bisedimeve ishin kërkesa për rritjen e shumës së subvencionit për ushqimin studentor. Këtë e konfirmoi ministrja Janevska, e cila shprehu bindjen se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për kërkesat e studentëve lidhur me këtë çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments