BallinaKurioziteteOra ndryshon ditën e diel, një orë më shumë gjumë në mëngjes

Ora ndryshon ditën e diel, një orë më shumë gjumë në mëngjes

Natën mes së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës, 25 tetor 2026, do të rikthehet ora dimërore.Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, duke shënuar orën 02:00. Ndryshimi i orës do të mundësojë që të flemë një orë më shumë. Ky ndryshim do të bëjë që mbrëmjeve të errësohet më herët, ndërsa në orët e para të mëngjesit do të ketë një orë më shumë dritë.

Pajisjet elektronike, telefonat “smart”, kompjuterët dhe tabletët do ta përditësojnë automatikisht orën. Ndërkohë, orët dhe alarmet mekanike do të duhet të rregullohen manualisht.

Megjithëse ky kalim dhuron një orë gjumë shtesë natën e parë, ndryshim i papritur mund të çrregullojë orën tonë biologjike. Trupit i duhen rreth 2–5 ditë për t’u përshtatur me ritmin e ri. Kjo mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe vështirësi në përqendrim gjatë orëve të mëngjesit.Me më pak orë dritë gjatë mbrëmjes, prodhimi i melatoninës, që është hormoni i gjumit, fillon më herët, duke na bërë të ndihemi të përgjumur që në pasditen e vonë.

Ora dimërore do të jetë në fuqi gjatë muajve të ftohtë, deri në fundjavën e fundit të marsit 2027. Natën mes 27 dhe 28 marsit të vitit të ardhshëm do të rikthehet ora verore, kur akrepat do të lëvizin një orë përpara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments