BallinaLajmeE PRITUR -Vuvka prej VMRO-s/Deklarata e VLEN,copy paste nga zgjedhjet e kaluara...

E PRITUR -Vuvka prej VMRO-s/Deklarata e VLEN,copy paste nga zgjedhjet e kaluara në Bërvenicë.VLEN-i ia lë mobilizimin Jahijit, pa thirrje të drejtpërdrejtë për mbështetje në balotazh

www.telegrami.mk

Kur politika bëhet satirë nga vetë partitë politike

VLEN-i, në një kumtesë për zgjedhjet lokale në Bërvenicë, ka deklaruar se respekton vendimin e qytetarëve të shprehur më 18 tetor, por nuk ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë që votuesit e tij ta mbështesin kandidatin shqiptar, Arkin Jahiji, në rrethin e dytë.Nuk ka pasur nevojë ta shpërndajë VLEN komunikatën …ndërmjet rreshtave votoni partnerin e koalicionit …VLEN doli parti shqipëfolëse ,jo shqiptare….partia shqiptare në RMV nuk është si partitë në Shqipëri-Kosovë.këtu kundër kandidat ka kandidatin maqedonas pra këtu bëhet fjalë.për ETNI jo ETIKË…në RMV keq a mirë duhet të thërret në votën shqiptare …Atëherë shtrohet pyetja në cilën grupacion politik shtrinë fushë veprimtarinë politike

VLEN-i në Bërvenicë: bindja e votuesit apo bindja përmes programit?

Në një demokraci funksionale, partitë politike nuk duhet të kërkojnë vetëm bindjen e votuesit, por duhet ta bindin atë përmes një programi të qartë politik, ekonomik dhe shoqëror.

Pyetja që shtrohet për VLEN-in në Bërvenicë është kjo: ku pozicionohet politikisht kjo strukturë? A përfaqëson të majtën, të djathtën, qendrën apo një alternativë që ndryshon qëndrimet sipas nevojave elektorale?

Nuk mjafton të thuash se do të sjellësh ndryshim. Duhet të shpjegosh se çfarë ndryshimi, me çfarë politikash, me çfarë mjetesh financiare dhe në shërbim të cilave shtresa shoqërore.

Një parti nuk e dëshmon identitetin e saj politik vetëm duke kërkuar votën, por duke treguar se për çfarë qëndron, çfarë mbron dhe çfarë është e gatshme të realizojë.

Prandaj, pyetja për VLEN-in nuk është nëse ka të drejtë t’u kërkojë qytetarëve votën. Natyrisht që ka. Pyetja është: a po kërkon votën mbi bazën e një identiteti dhe programi të qartë politik, apo kryesisht mbi bazën e mobilizimit elektoral?

Sepse votuesi nuk duhet të jetë vetëm objekt bindjeje. Ai duhet të jetë qytetar që zgjedh me vetëdije, duke ditur se cilën politikë po mbështet dhe cilën përgjegjësi po ua beson përfaqësuesve të vet…www.telegrami.mk

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments