BallinaLajmeMë mirë për Tetovën / -BILALL KASAMI: "T'VAJN INAT SE TEJ SËN...

Më mirë për Tetovën / -BILALL KASAMI: “T’VAJN INAT SE TEJ SËN VJEDHISH”!

Në seancën e 19-të të Këshillit të Komunës së Tetovës, pika më kontroverze e rendit të ditës ishte studimi i fizibilitetit për privatizimin e tokës te parcela e zjarrfikësve.

Sipas fizibilitetit të prezentuar i cili përmbante shumë gabime matematikore, tekstuale dhe mungesë informatash bazike, udhëheqësia e Komunës e Tetovës pregatitet që privatit për një llogari tepër të volitshme t’ia falë pronën publike të tetovarëve dhe ta shtijë ende më shumë në borxh Komunën e Tetovës që vazhdon të mbetet me xhirollogari të bllokuar.

Që ky skandal mos mjaftojë ishin paraqitjet e disa këshilltarëve të VLEN bashkë me kryetarin Bilall Kasami, që filluan të tallen me rezistencën e këshilltarit tonë Agron Arifi duke e relativizuar vjedhjen si akt normal të çdo pushteti.

Këto deklarime skandaloze, veçanërisht nga Bilall Kasami, janë indikator i qartë se ky partneritet publiko-privat shkon në dëm të qytetarëve të Tetovës dhe do mbush xhepat e privatit.

Tetovarët nuk e votuan këtë udhëheqësi ta shet dhe privatizojë pronën publike, por të kujdeset për të. Kryetari i Komunës është udhëheqës, jo ndërmjetës tregtar që do bëj pazare për t’i shitur pronat e tetovarëve pa i pyetur ata, fshehtas pa transparencë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments