Studentët protestues të shtrirë përtokë, Policia pranon se pamjet janë reale dhe thotë se çfarë ndodhi me ta
Policia e Shtetit pranoi publikisht se pamjet ku shfaqen disa të rinj të shtrirë përtokë nën mbikëqyrje policore, janë reale dhe pohoi se ata gjendeshin në të tilla kushte pasi po bëheshin gati të dërgoheshin më tej në komisariate.
Video që gjeni më poshtë tregon një numër të konsiderueshëm studentësh dhe protestues të tjerë të cilët janë shtrirë përtokë nga policia, pamje që i përkasin ditës së tretë të protestës që ka pasuar trazira këto 4 ditët e fundit në vend.
Protestuesit shfaqen të shtrirë përtokë shumë pranë njëri tjetrit në kushte të mjerueshme dhe aspak normale.
Policia mbron tezën se pamjet nuk janë nga komisariate, megjithatë pranon faktin. Ajo thotë se “personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë”.Policia mbron tezën se pamjet nuk janë nga komisariate, megjithatë pranon faktin. Ajo thotë se “personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë”.
