BallinaLajmeBDI -Tetovë/ Pas Monopolit,stacioni i zjarrëfiksëve në emër të PPP,tentohet të vidhet,nga...

BDI -Tetovë/ Pas Monopolit,stacioni i zjarrëfiksëve në emër të PPP,tentohet të vidhet,nga bandat kriminale-komunale

Këshilltarët e AKI–Tetovë në Këshillin Komunal të Tetovës po bëjnë një nga betejat për të pamundësuar vjedhjen më të madhe të pronës publike që Tetova ka parë ndonjëherë pas rastit të Monopolit.

Stacioni i zjarrfikësve tentohet të vidhet e të privatizohet, duke e maskuar këtë si partneritet publiko-privat. Më shumë se 10 milionë euro do të zhvaten përmes dhënies së tokës publike dhe zhvatjes së buxhetit komunal.

Kjo bandë kriminale që po udhëheq Komunën nuk ka as konsideratë dhe as turp!

Kjo pronë nuk është e tyre. Është e tetovarëve, e fëmijëve tanë dhe e brezave që vijnë! Çdo metër tokë publike që humbet sot është një mundësi më pak për të ardhmen e këtij qyteti.

Nuk mund të heshtim kur pasuria e përbashkët trajtohet si biznes personal. Nuk mund të lejojmë që qytetarët të japin tokën e tyre dhe pastaj të paguajnë edhe miliona nga xhepi!

Prandaj, kjo betejë nuk është vetëm e këshilltarëve tanë. Është betejë për dinjitetin e Tetovës dhe për atë që na takon të gjithëve.

NDAL VJEDHJES SË PRONAVE PUBLIKE!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments