BallinaLajmeBotaKos: Shqipëria,Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina janë liderët për anëtarësim...

Kos: Shqipëria,Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina janë liderët për anëtarësim në BE – për to po përgatitet plan i veçantë

Komisioni Evropian vlerëson se Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina janë aktualisht katër vendet kandidate më të avancuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, para gazetarëve, duke prezantuar planin e Komisionit Evropian për përgatitjen e Unionit për zgjerimin e ardhshëm.

Për këto katër vende, Komisioni në fund të tetorit do të prezantojë udhërrëfyes të veçantë, të cilët do të përmbajnë hapat e ardhshëm, afatet e përafërta dhe objektivat konkrete në procesin e anëtarësimit.

“Këto vende kanë treguar përparim të konsiderueshëm sa i përket përgatitjes gjatë viteve të fundit”, tha Kos.

Sipas saj, qëllimi i këtyre udhërrëfyesve është t’u ndihmojë vendeve kandidate të ruajnë progresin në reformat e tyre dhe të sigurojnë më shumë parashikueshmëri në rrugën drejt anëtarësimit.

Megjithatë, Kos theksoi se procesi do të vazhdojë të bazohet në rezultatet individuale të secilit vend kandidat.

“Nuk do të ketë rrugë të shkurtra”, porositi komisionerja evropiane.

Kos vlerësoi se Podgorica, nëse vazhdon me ritmin e deritanishëm, mund ta përfundojë pjesën teknike të negociatave në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Për Ukrainën, udhërrëfyesi do të jetë specifik për shkak të luftës, ndërsa edhe përparimi i saj i mëtejshëm do të varet nga zbatimi i reformave.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian dëshiron të vendosë një model më ambicioz të integrimit gradual, i cili do t’u mundësonte vendeve kandidate, pas përmbushjes së standardeve të caktuara, të marrin pjesë në politika dhe sektorë strategjikë të veçantë të BE-së edhe para anëtarësimit të plotë.

Ndër fushat që përmenden janë energjia, transporti, inteligjenca artificiale, siguria dhe mbrojtja.

Kos theksoi se integrimi gradual nuk është zëvendësim për anëtarësimin e plotë, por një mënyrë për ta përshpejtuar procesin e anëtarësimit.

Ndërkohë, Komisioni Evropian propozon edhe mekanizma më të fuqishëm përmes të cilëve do të mund të reagojë në rast të kthimit serioz prapa të anëtarëve të ardhshëm në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments