Një grup kriminal i organizuar, i përbërë nga 20 persona nga Prilepi dhe një nga Shkupi, është shkatërruar pas një hetimi disa mujor të policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Zbulim Financiar dhe nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në kuadër të aksionit janë kryer bastisje në 36 lokacione në Prilep, Shkup dhe Strugë, ndërsa janë privuar nga liria 20 persona.Duke vepruar sipas urdhrave gjyqësorë, janë kryer bastisje te 31 persona, në gjithsej 36 lokacione, prej të cilave 33 në territorin e Prilepit, dy në territorin e Shkupit dhe një në territorin e Strugës. Me këtë rast, 20 persona janë privuar nga liria, ndërsa gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar materie bimore, materie e bardhë pluhur, materie në formë kokrrash, pistoletë me gaz, municion të kalibrave të ndryshëm, shumë më e madhe parash në valutë të huaj dhe denarë, automjete, motoçikleta, telefona celularë, grirëse metalike, detektor metali, peshore etj.”, tha MPB.
Sipas policisë, grupi kishte vepruar nga shkurti deri në tetor të këtij viti, ndërsa droga, kryesisht kokainë dhe marihuanë, dyshohet se sigurohej nga persona nga Shqipëria, Struga, Dibra dhe Gostivari dhe më pas shpërndahej në disa qytete të vendit. Anëtarët e grupit dyshohet se e kanë shitur marihuanën nga 500 deri në 800 denarë për gram, ndërsa kokainën nga 4 mijë deri në 6 mijë denarë për gram.“Në periudhën kohore nga viti 2025 deri në vitin 2026, N.V., M.I., B.I. (ndodhet në paraburgim në Francë), M.S. dhe T.D., paratë e përfituara, për të cilat e dinin se rridhnin nga kryerja e veprës penale ‘prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve’, me qëllim që të fshihnin lëvizjen dhe vendndodhjen e mëtejshme të parave, i fusnin ato në qarkullimin e ligjshëm të pagesave, pasi paraprakisht i kishin pranuar dhe më pas i vinin në qarkullim, në një shumë të përgjithshme prej 4.990.270 denarësh dhe 64.670 eurosh”, tha MPB.
Policia ka dorëzuar kallëzim penal ndaj 21 personave për trafikim të paautorizuar të drogave, ndërsa ndaj disa prej tyre edhe për pastrim parash dhe të ardhurash nga vepra penale.
