BallinaLajme“Liria ka emër” protestë në Prishtinë/Tubim kundër vendimit të “Speciales” për ish-krerët...

“Liria ka emër” protestë në Prishtinë/Tubim kundër vendimit të “Speciales” për ish-krerët e UÇK-së

Nën moton “Jo në emrin tim”, qytetarë nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera pritet t’i bashkohen protestës së thirrur nga platforma “Liria ka Emër”. Në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” ata mbledhin për të shprehur revoltën kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi me gjithsej 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së, duke i shpallur fajtorë për krime lufte.

Pas atij vendimi, prej më shumë dy javësh Kosova është ngritur protesta të përnatshme. Mes të tjerash protestuesit i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë urgjentisht në Kuvend për miratim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, një nisme e PDK-së.

Proces kërkohet të përmbyllet para datës 6 tetor, kur përfundon edhe afati për zgjedhjen e presidentit, pasi ne mungese te nje marreveshjeje pokltike druhet se vendi mund te shkoje ne zgjedhje të parakohshme.

Përveçse në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Speciales janë mbajtur edhe në Shkup, në disa qytete në Shtetet e Bashkuara, në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri, ndërsa në 10 tetor janë paralajmëruar protesta të ngjashme edhe në Bruksel.

Tubimi i sotëm përkon me 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, kur u organizuan protesta për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kërkohej rikthimi i studentëve në institucionet universitare, pasi ishin dëbuar nga regjimi i Milosheviçit në fillim të viteve të 90-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments