BallinaLajmeBajram Rexhepi kryetar i BDI-dega Tetovë / Pse Bilall Kasami i shmanget...

Bajram Rexhepi kryetar i BDI-dega Tetovë / Pse Bilall Kasami i shmanget pyetjes se sa është borxhi i vërtetë komunal…

Pse Bilall Kasami i shmanget pyetjes se sa është borxhi i vërtetë komunal, edhe përpara Këshillit Komunal, ndaj të cilit ka obligim ligjor të përgjigjet dhe të japë llogari.Gënjeshtrat dhe loja me fjalët se Komuna e Tetovës ka vetëm 3 milionë euro borxh janë vetëm parapërgatitje për zhvatjen më të madhe përmes përmbaruesve, që do t’u bëhet qytetarëve duke filluar nga nesër, më 1 tetor!

Pas vjedhjes së Monopolit në vlerë prej 5 milionë eurosh, tani radhën e kanë qytetarët e Tetovës. Plot 6 milionë euro do të “mblidhen” përmes pagesave të detyrueshme me përmbarues.

E gjithë kjo në një kohë jashtëzakonisht të rëndë, kur mijëra familje tetovare mezi ia dalin ta mbyllin muajin për shkak të inflacionit, tatimeve dhe taksave që vetë Bilall Kasami i trefishoi, si dhe detyrimeve ndaj koncesionarëve privatë, me të cilët ai po bën biznes, ndërsa qytetarët varfërohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments