BallinaLajmeEDHE PAS FTOHJES SË MOTIT VAZHDONJNË PUNIMET TE “QARKORJA” SHIPKOVICË – PRIZREN

EDHE PAS FTOHJES SË MOTIT VAZHDONJNË PUNIMET TE “QARKORJA” SHIPKOVICË – PRIZREN

Edhe përkundër fgtohjes së motit, projekti i qarkores Shipkovicë Prizren do të vazhdoj të punohet, ndërsa qëllimi është që, deri në fund të vitit, ky projekt të përfundojë, që më pastaj të bëhet edhe projekti ideor dhe kostoja e rrugës Tetovë Prizren deri në kufirin me Kosovën. Hapja e rrugës është drejt përfundimit, ka deklaruar kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ndërsa asfaltimi i të njëjtës, pritet të ndodh vitin e ardhshëm.

BILALL KASAMI – “Projekti është tani në fazën e depërtimit të trasesë dhe përpilimit të projektit për realizimine  segmentit të qarkores mbi Shipkovicë. Sipas informatave që kemi faza e depërtimit të trasesë është gati në përfundim, dhe unë besoj që deri në fund të vitit, do përmbyllen gjitha procedurat edhe sa i përket projektit themelor edhe sa i përket urbanizimit të asaj rruge apo projektit infrastrukturor. Me këtë do plotësohen kushtet që të sigurohet edhe dokumentacioni përkatës sa i përket lejes së ndërtimit dhe futjes në program për vitin 2027 për realizimin e këtij segmenti të rrugës Tetovë Prizren. Unë besoj se pa marrë parasysh kushtet atmosferike do të përmbyllen punimet dhe do krijohen kushte që në vitin 2027 do bëhet realizimi përfundimtar i të njëjtës deri në realizim”.

Nga Komuna thonë se nuk e dijnë se sa do të kushtoj projekti dhe nëse i njëjti do të financohet nga mjetet vetanake të komunës siç u deklarua më parë, apo do kërkohen fonde nga Qeveria.

 “Për këtë pyetje do kemi përgjigje kur do e kemi projektin themelor dhe aty sigurisht që është edhe parallogaria kur do të dimë sa realisht do kushtoj përmbyllja e këtij projekti.Por edhe pse nga komuna thuhet se hapja e rrugës tashmë është kah përfundimi, ende nuk ka afate konkrete as nga komuna e as nga Ministria e transportit se deri ku janë punimet për projektin e tunelit i cili do lidh dy shtetet, ndërkohë në mungesë të një projekti final, nuk dihet as kostoja e as kohëzgjatja e realizimit të këtij tuneli që pritet të jetë pikë takimi i dy rrugëve nga ana e Kosovës dhe nga ana e Maqedonisë së Veriut.

Ditë më parë, nga Ministria e Transportit deklaruan se projekti i tunelit është në përgatitje e sipër dhe se është në fazën e projektimit nga fakulteti i ndërtimtarisë në Shkup, ndërsa për projektimin e tij janë ndarë rreth 2 milion euro.

Ndryshe, kostoja e tunelit, pritet të jetë objekt financimi i përbashkët i dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments