BallinaLajmeASH: 40 përqind e të papunëve janë shqiptarë, ndërsa VLEN krenohet me...

ASH: 40 përqind e të papunëve janë shqiptarë, ndërsa VLEN krenohet me “thërrime”

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka kritikuar koalicionin VLEN për politikat e punësimit.

ASH shton se, situata është edhe më paradoksale duke pasur parasysh se mbi 60 përqind e punëdhënësve deklarojnë se kanë nevojë për punëtorë, ndërsa në vend ka më shumë se 10 mijë vende të lira pune. Në të njëjtën kohë, Qeveria ka hapur kuota për punësimin e rreth 10 mijë punëtorëve të huaj.

“35.757 shqiptarë figurojnë si të papunë aktivë. Plot 40,3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë. Në të njëjtën kohë mbi 60% e punëdhënësve thonë se kanë nevojë për punëtorë, ka mbi 10 mijë vende të lira pune, ndërsa Qeveria hap kuota për 10 mijë punëtorë nga jashtë”, thonë nga ASH.

Nga ASH-ja pyesin se ku është VLEN në këtë situatë dhe kritikojnë mënyrën se si koalicioni paraqet punësimet si sukses të qeverisjes së tij.

“VLEN krenohet me rreth 2.000 punësime dhe avancime, ndërsa Mickoski flet për 17.000 vende të reja pune. Edhe këtë shifër modeste e fryjnë duke i futur bashkë punësimet dhe avancimet”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas partisë, ndërkohë vazhdon emigrimi i shqiptarëve drejt vendeve evropiane, veçanërisht Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë.

“Kur 40% e të papunëve janë shqiptarë, ndërsa pushteti shqiptar krenohet me thërrime, shpërngulja nuk duhet të habisë askënd”, theksojnë nga ASH.

Ata akuzojnë VLEN-in se nuk po krijon perspektivë për të rinjtë shqiptarë dhe se është fokusuar më shumë në pozitat e pushtetit sesa në zgjidhjen e problemeve ekonomike.

Maqedonia po importon punëtorë. Shqiptarët po eksportojnë fëmijët e tyre. Dhe VLEN vazhdon të numërojë funksionet e veta si sukses”, thuhet në reagim.

Në fund, ASH e cilëson këtë si bilancin e qeverisjes së VLEN-it, duke deklaruar: “Më shumë pushtet për VLEN-in, më pak shqiptarë në vend.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments