Raporti më i ri i Qendrës për Analiza Ekonomike – CEA e nxjerr zbuluar qeverisjen e Bilall Kasamit:
Komuna e Tetovës ka marrë vetëm 2 nga 16 pikë për transparencë buxhetore.
Tetova renditet në grupin e tri komunave më jotransparente në gjithë shtetin me vetëm 21 % transparencë, bashkë me komumën e Shuto Orizarit dhe Sarajit.
Gjatë monitorimit nuk kanë qenë të qasshme dokumentet e lidhura me procesin buxhetor. Praktikisht, nga dokumentet e vlerësuara ka qenë i qasshëm vetëm Statuti i Komunës.
Tetova mbetet me vetëm 2 pikë për të dytin vit radhazi – pa asnjë përmirësim dhe pa asnjë hap drejt transparencës.
Faqja e Komunës nuk ka as kërkues funksional, duke e vështirësuar edhe më shumë qasjen e qytetarëve në dokumente dhe informacione.
Rajoni i Pollogut, ku Tetova është qendra më e madhe urbane, ka nivelin më të ulët të transparencës buxhetore dhe ka shënuar rënie të mëtejshme.
Ku është propozim-buxheti?
Ku janë raportet tremujore të realizimit?
Ku është llogaria përfundimtare?
Ku është raporti vjetor?
Si harxhohen paratë e qytetarëve?
Ku janë raportet e auditimit?
Këta erdhën në pushtet me premtime të mëdha për transparencë dhe llogaridhënie. Sot, Tetova është në fund të listës, dokumentet buxhetore janë të paarritshme dhe qytetarët mbahen në errësirë për mënyrën se si planifikohen dhe shpenzohen paratë e tyre.
Kjo qeverisje pas dyerve të mbyllura është dështim i plotë institucional e politik.
Çdo denar i taksapaguesve tetovar është dhe do jetë objekt i llogaridhënies përpara qytetarëve dhe ligjit.
Shiko më pak
