BallinaLajmeJeta gjithnjë e më e shtrenjtë në RMV: një familjeje i duhen...

Jeta gjithnjë e më e shtrenjtë në RMV: një familjeje i duhen 68 mijë denarë për nevojat bazë

Për të siguruar nevojat bazë, një familjeje katër anëtarëshe këtë muaj i janë nevojitur 68.675 denarë. Kjo, siç njoftoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), paraqet një rritje prej 177 denarësh të shportës minimale sindikale krahasuar me muajin e kaluar.Pjesa më e madhe e buxhetit familjar shpenzohet për ushqime dhe pije, për të cilat një familjeje i janë nevojitur 25.032 denarë.

Për veshmbathje dhe këpucë janë nevojitur 6.511 denarë, për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.379 denarë, për higjienë personale dhe mirëmbajtjen e higjienës në shtëpi 2.692 denarë, për shëndetësi 1.196 denarë dhe për transport 5.175 denarë.

Për komunikim, një familjeje katër anëtarëshe në gusht i janë nevojitur 3.677 denarë nga shuma totale e shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 5.592 denarë, për arsim 7.192 denarë, për restorante dhe hotele 4.131 denarë, ndërsa për mallra dhe shërbime të tjera 1.100 denarë.

Sipas përllogaritjeve të LSM-së, familjet që jetojnë në një banesë me qira prej 60 metrash katrorë kanë nevojë për 15.375 denarë shtesë. Për këto familje, shporta minimale arrin në 84.050 denarë.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shporta minimale sindikale këtë gusht është rritur për 3.168 denarë. Vetëm për ushqime, vitin e kaluar qytetarët kanë shpenzuar 968 denarë më pak krahasuar me këtë muaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments