BallinaLajmeJeton Shasivari vazhdon me lojën “hajde se bëhet vetë”: Kryesorja është të...

Jeton Shasivari vazhdon me lojën “hajde se bëhet vetë”: Kryesorja është të ketë alibi, se nuk e lënë

www.telegrami.mk

kritikëm për mospunë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, vazhdon me të njëjtën formulë: takime, fotografi, deklarata dhe premtime për reforma. Kryesorja është që të ekzistojë një alibi se “u takova me të gjithë”.

Kësaj radhe, Shasivari u takua me përfaqësuesit e Projektit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit. U fol për reforma, standarde evropiane, analiza, ligje, punëtori dhe mbështetje financiare. Madje u ra dakord që bashkëpunimi të intensifikohet.

Por pyetja e thjeshtë është: çfarë ndryshoi konkretisht për qytetarin?

Sepse drejtësia nuk bëhet më efikase me numrin e takimeve, as me numrin e projekteve të huaja. Qytetari kërkon gjykata që punojnë, procese që nuk zvarriten me vite, përgjegjësi për ata që shkelin ligjin dhe një sistem ku drejtësia nuk varet nga politika.

Shasivari mund të thotë se u takua me BE-në, me ekspertë, me gjyqtarë, me prokurorë dhe me këshilla të ndryshme. Por “u takova me të gjithë” nuk është reformë.

Reforma matet me rezultate.

Nëse pas çdo takimi kemi edhe një takim tjetër, pas çdo analize një analizë tjetër dhe pas çdo strategjie një plan të ri veprimi, atëherë qytetarit i mbetet vetëm një pyetje: kur do të vijë radha e drejtësisë?

“Hajde se bëhet vetë” mund të jetë alibi politike. Por drejtësia nuk bëhet vetë. Dikush duhet ta bëjë. Dhe ai dikush, sot, është ministri që mban përgjegjësinë për këtë sektor...www.telegrami.mk

===========================================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://top24.mk/shasivari-takon-perfaqesuesit-e-projektit-te-be-se-per-sundimin-e-ligjit-ne-fokus-reformat-ne-drejtesi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments