BallinaLajmeLSH: Qëndrimet e Janevskës dëshmojnë hovin e kësaj qeverie kundër arsimit shqip

LSH: Qëndrimet e Janevskës dëshmojnë hovin e kësaj qeverie kundër arsimit shqip

Vendimet e fundit kokë në vete të ministres Vesna Janevska dhe deklaratat e saj publike në të cilat vërehet qartë tendenca për të injoruar Badenterin dhe të sjellë ligjet për arsim sipas qejfit të tyre, dëshmojnë qartë hovin e Qeverisë aktuale kundër arsimit në gjuhën shqipe, theksohet në komunikatën për media të Lidhjes Shqiptare.
LSH drejton akuzat drejt ministers Janevska se pa debat publik dhe pa ndonjë analizë profesionale ka marrë vendim që të ulet numri I paraleleve në gjuhën shqipe. Po ashtu, sipas kësaj partie Janevka ka reduktzar numrin e studentëve në disa nga fakultete pa arszetime të qëndrueshme.

Fillimisht pa debat publik, pa konsultim me ekspertë dhe autoritetet lokale dhe pa një analizë të mirëfilltë, vetëm me vendim të ministres është ulur numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në të gjitha komunat shqiptare.Pas kësaj, Janevska informoi se ka reduktuar numrin e studentëve që do të pranohen në disa fakultete me arsyetimin se ka shumë kuadro që nuk punësohen. Ndërkohë kujtojmë se kjo Qeveri në praktikë ka bllokuar punësimin e të rinjëve shqiptarë, propozon ligj për përfaqësim të drejtë që eliminon kuotat etnike dhe krimin e vet tani e përdor edhe si alibi për të mbyllur katedra e fakultete’’, thonë nga Lidhja Shqiptare
Edhe më skandaloze, thotë më tej LSh, është deklarata për të sjellë ligjet për arsim të lartë pa Badenter që në gjuhën e thjeshtë përkthehet “pa i pyetur shqiptarët”.
Për LSH-në këto vprime na kthejnë në vitet e 90-ta ku pushteti ndalonte shqiptarët të kërkonin shkolla shqipe.
Këto veprime nuk çojnë askund tjetër vetëm se në vitet e 90-ta kur pushteti njëjtë ndalonte ndërsa shqiptarët kërkonin shkolla shqipe, fakultetin pedagogjik dhe universitetin në gjuhën amtare, për çka kemi edhe dëshmorë, E gjithë kjo po ndodh me aminin, heshtjen dhe vasalitetin e të përzgjedhurve shqiptarë të Mickoskit në Qeveri’’ thekson Lidhja Shqiptare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments