BallinaLajmeMenduh Thaçi mohon ekzistencën e planit për ndarjen e Maqedonisë dhe paralajmëron...

Menduh Thaçi mohon ekzistencën e planit për ndarjen e Maqedonisë dhe paralajmëron padi ndaj Ali Ahmetit në emër të Arbën Xhaferit(video)

Menduh Thaçi, kreu i Partisë Demokratike për Integrim, ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti,për dokumentin ndarjen e Maqedonisë .Sipas Thaçit, nuk ka ekzistuar asnjë dokument që parashikonte ndarjen e Maqedonisë. Ai deklaroi se kjo ide ishte promovuar nga disa pseudo-akademikë, të cilët, sipas tij, vepronin nën udhëzimet e UDB-së së Serbisë.Thaçi theksoi se propozimi nuk kishte qenë nismë e Akademisë së Shkencave dhe se as Arben Xhaferi nuk kishte poseduar ndonjë dokument të tillë, pasi, siç u shpreh ai, ai dokument nuk ekzistonte. Ai pretendoi gjithashtu se UDB-ja i kishte sugjeruar Ali Ahmetit se kjo ishte mënyra për ta shkatërruar organizimin politik të shqiptarëve, ndërsa deklaratat e Ahmetit për ekzistencën e dokumentit i cilësoi të pabaza.

Reagimi i Thaçit pasoi deklaratat e bëra gjatë shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Pasi ish-ministri Vllado Buçkovski foli për një plan për ndarjen e Maqedonisë, Ali Ahmeti konfirmoi se projekti i ndarjes kishte qenë në duart e tij.

Kryetari i BDI-së deklaroi se dokumentin e kishte marrë nga autoritete të larta, por nuk e kishte pranuar. Ahmeti arsyetoi qëndrimin e tij duke thënë se, sipas atij projekti, ai do të ishte pjesë e Shqipërisë, ndërsa shqiptarët e Shkupit nuk do të bashkoheshin me të. Ai shtoi se Shkupi, Kumanova, Struga, Kërçova, Prilepi dhe Velesi do të mbeteshin jashtë kufijve të Shqipërisë.Thaçi, në cilësinë e kreut të PDSH-së, paralajmëroi se do ta padisë Ali Ahmetin në gjykatë në emër të Arben Xhaferit, nëse ky i fundit vazhdon të bëjë deklarata të tilla. Sipas tij, një denoncim i kësaj natyre është i papranueshëm.

@tv21.tv

Thaçi kundërshton AliAhmetin: Për ndarjen e Maqedonisë nuk ka pasur dokument! Nëse flet kështu edhe njëherë, do ta padisë

♬ original sound – TV21 – TV21
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments