0.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajme“Necenzurirano” me artikull të ri: Sllovenia “trampolinë” për financimin e mediave të...

“Necenzurirano” me artikull të ri: Sllovenia “trampolinë” për financimin e mediave të afërta me Gruevskin

Portali slloven “Necenzurirano” (necenzurirano.si), publikoi një tekst të ri në të cilin shkruhet, siç pretendojnë, autorët Primozh Cirman, Vesna Vukoviç dhe Tomazh Modiç, mënyra me të cilën me parat hungareze, përmes Sllovenisë iu ndihmuan mediave në Maqedoninë e Veriut të afërta me ish kryeministrin, Nikolla Gruevski. medial.mk

Autorët e tekstit u referohen informacioneve të cilat i kanë marrë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas “Necenzurirano”, sipërmarrësi hungarez, Piter Shac, pronar i gazetës partiake të PDS-së (Partia Demokratike Sllovene) e Janez Jansha dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Nova 24TV, është bërë pronar i Televizionit Alfa. Portali shkruan se hisen e ka blerë nga biznesmeni Sead Koçan, i cili më vonë u dënua me burg për shkak të falsifikimit të dokumenteve të tenderit.

“Necenzurirano” shkruan se në vitin 2018, prokuroria në Shkup, nisi një hetim për blerje gjoja të diskutueshme të mediave dhe financimin e tyre.

Sipas portalit, paratë e destinuara për financimin e këtyre mediave në vend vinin nga Sllovenia e ashtuquajtur “trampolinë”. Qëllimi i financimit ishte i thjeshtë – kontrolli mbi median, shkruajnë autorët e artikullit.

“Kreu politik hungarez fitoi ndikim përmes Sllovenisë, duke marrë përsipër mediat në Maqedoninë e Veriut. Në këtë mënyrë Viktor Orban u bë një lojtar i fuqishëm”, shkruan “Necenzurirano”.

Gazetarët slloven në tekst gjithashtu e përmendin edhe Laris Gajser, i cili në vend njihet si njeriu që i publikoi pamjet e rastit “Reket”.

“Necenzurirano” shkruan se ky ishte “kthim i sulmit” të rrjetit  mediatik të vendosur nga koha e Nikolla Gruevskit dhe se kjo përsëri u bë me ndihmën sllovene. Tekstet, Gajser i publikoi përmes La Veritës, që është një gazetë italiane neo-konservatore, e afërt me të djathtën italiane të Mateo Salvinit, shkruan portali.

Përndryshe, dje mediat sllovene publikuan se ka nisur hetimi për mënyrën me të cilën janë financuar mediat e caktuara të cilat ne i konsiderojmë të afërta me Janez Janshën. ls/fab

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments