BallinaLajmeKorridori 8 në pritje, Korridori 10 në avancim: a po ndryshon drejtimi...

Korridori 8 në pritje, Korridori 10 në avancim: a po ndryshon drejtimi strategjik i infrastrukturës së RMV-së?

www.telegrami.mk

Analizë e takimit Nikoloski -Varns U.D. në Ambasadën e SHBA në Shkup ,takimin e bëri me dije vetë Ministri i Transportit Nikoloski dhe tha se është biseduar për projektet aktuale infrastrukturore

Pas dy vitesh qeverisje, pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shumë është se ku është vendosur prioriteti real i politikës infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut.

Korridori 8, një projekt me rëndësi jo vetëm ekonomike por edhe strategjike për aleatët perëndimorë, sidomos për lidhjen Adriatik–Deti i Zi, vazhdon të përballet me vonesa dhe paqartësi. Në opinionin publik shqiptar ekziston perceptimi se pjesa perëndimore e vendit, veçanërisht rajoni i Pollogut dhe Kërçovës, nuk po merr të njëjtin trajtim me projektet në pjesët tjera të shtetit.

Akuzat e BDI-së se fondet dhe vëmendja politike janë zhvendosur drejt Korridorit 10 dhe rrugëve ekspres në lindje kanë hapur një debat më të gjerë: a po ndiqet një strategji kombëtare infrastrukturore apo po krijohet një pabarazi rajonale në investime?

Takimi i ministrit Aleksandar Nikoloski me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së edhe pse zhvilluar vonë nuk mund të gjykohet nga ora 18 kur është zhvilluar. Diplomacia nuk matet me orar, por me rezultate. Pyetja që mbetet është: a do të shoqërohet partneriteti strategjik me SHBA-në edhe me përshpejtimin real të Korridorit 8?

Sepse aleatët nuk shohin vetëm deklarata për miqësi. Ata shohin projekte konkrete, afate konkrete dhe realizime konkrete.

Në fund, testi politik nuk do të jetë fotografia nga takimet diplomatike, por kilometri i parë i asfaltuar në Korridorin 8.

Pra, takimi me amerikanët në orët e vona nuk është tregues në vetvete për një mosmarrëveshje me SHBA-në, por vonesat në Korridorin 8 mund të krijojnë një debat politik nëse RMV po i jep përparësi një korridori tjetër për arsye ekonomike, elektorale apo rajonale…www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments