Takim me Nicole Varns, ushtruese e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë, shkroi në rrjetet sociale Aleksandar Nikoloski.
Biseduam për projektet aktuale infrastrukturore, bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.
Qeveria është fuqimisht e përkushtuar në realizimin e investimeve kapitale infrastrukturore si një faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike, lidhjen rajonale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Vazhdojmë me thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional ndërmjet dy vendeve.
