BallinaLajmeVLEN hesht, Korridori 8 zbrazet, tërhiqen makinerit nga aksi Tetovë-Gostivar , destinacioni...

VLEN hesht, Korridori 8 zbrazet, tërhiqen makinerit nga aksi Tetovë-Gostivar , destinacioni Korridori 10 – kujt po i shërben kjo qeveri?

www.telegrami.mk

Kërkesë publike

Makineritë janë tërhequr nga aksi Tetovë–Gostivar ditë më parë që janë në funksion të Korridorit 8 dhe janë zhvendosur në Korridorin 10 drejt Prilepit e Manastirit, atëherë lind një pyetje që zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat shqiptarë të VLEN-it ia kanë borxh ta shtrojnë publikisht kryeministrit Hristijan Mickoski:

Si ka para për Korridorin 10, ndërsa për Korridorin 8 nuk ka?

Pse buxheti hapet menjëherë kur bëhet fjalë për projektet që kalojnë në lindje e jug të vendit, ndërsa mbyllet kur bëhet fjalë për Pollogun dhe korridorin më strategjik për shqiptarët dhe për lidhjen me Shqipërinë?

Edhe më shqetësues është fakti se, sipas pretendimeve të BDI-së, vendi ka humbur një grant prej 60.77 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për Korridorin Hekurudhor 8, pasi nuk janë respektuar afatet për lidhjen e kontratës. Nëse kjo rezulton e saktë, nuk kemi të bëjmë vetëm me një dështim administrativ, por me humbjen e një investimi që nuk paguhej nga qytetarët, por nga fondet evropiane.

Por edhe në këtë rast, nga VLEN nuk dëgjohet asnjë reagim.

A nuk është detyrë e zëvendëskryeministrave shqiptarë të kërkojnë sqarim pse humben grantet evropiane për Korridorin 8, ndërsa gjenden fonde për Korridorin 10? A nuk duhet ata të pyesin pse prioritetet e qeverisë po ndryshojnë në dëm të rajonit të Pollogut?

Nëse VLEN hesht edhe kur makineritë largohen nga Tetova dhe grantet evropiane humben, atëherë lind dyshimi se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri nuk janë aty për të mbrojtur interesat e qytetarëve që i votuan, por vetëm për të justifikuar vendimet e kryeministrit.

Korridori 8 nuk është vetëm një rrugë apo një hekurudhë. Ai është një korridor strategjik për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, një lidhje mes Adriatikut dhe Detit të Zi dhe një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike për Pollogun dhe gjithë vendin.

Prandaj pyetja mbetet:

A do të vazhdojë VLEN të heshtë ndërsa Korridori 8 mbetet në vendnumëro dhe prioriteti zhvendoset te Korridori 10, apo më në fund do t’i kërkojë llogari Hristijan Mickoskit se pse shqiptarët po mbeten gjithmonë në fund të listës së investimeve?

A do të vazhdojnë të heshtin deputetët shqiptarë në Parlament dhe pse nuk i parashtrojnë pyetjet për Korridorin 8 nuk ka para ,ndërsa ka para për Korridorin 10…pyetje veç Mickoskit,veç Nikoloskit Ministrit të Transportit më ministrit antishqiptarë në qeveri sepse me asnjë investim e meritoi epitetin ,të pyetet ,veç Bekim Sali, veç Kaltrina Zekolli-Shaqiri si dhe të pyeten bythëpambukat dy kryetarët e VLEN ,Bilall Kasamit-Izet Mexhitit. …www.telegrami.mk

========================================================

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments