Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se fondet që Qeveria mori hua nga disa ndërmarrje shtetërore do të përdoren për të shlyer një kredi ndaj një banke kineze për ndërtimin e autostradave.Duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari, Mickoski tha se nuk bëhet fjalë vetëm për një kredi nga Navigacioni Maqedonas (M-NAV), por edhe për fonde të siguruara nga MEPSO, Lotaria Shtetërore dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.-Nuk është vetëm nga M-NAV. Kemi edhe fonde nga Lotaria, MEPSO dhe fondet e veta të PESR. Fondet do të përdoren për të shlyer kredinë ndaj bankës kineze për autostradat, dhe në gusht do t’u kthehen kompanive – tha Kryeministri.
Ai theksoi se kjo procedurë nuk është e re dhe se, sipas tij, është aplikuar shumë herë në të kaluarën.
-Kjo është një procedurë e zakonshme që është bërë shumë herë më parë. Në gusht, fondet do t’u kthehen M-NAV, Lotarisë dhe MEPSO – shtoi Mickoski.
