Partia Demokratike Turke (PDT), e cila në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përfaqësohet me një deputet, Beycan Iljaz, është larguar nga koalicioni Fronti Europian dhe i është bashkuar shumicës parlamentare. Si pjesë e marrëveshjes, kryetari i partisë është emëruar ministër pa resor.Shumica parlamentare vazhdon të konsolidohet, praktikisht PDTM-ja nga sot është pjesë përbërëse e koalicionit, si pjesë e koalicionit të brendshëm të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë. Me këtë, shumica parlamentare merr edhe një deputet shtesë, ndërsa grupi parlamentar i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në Parlamentin e Maqedonisë do të numërojë 59 deputetë”, tha Mickoski.
PDT ishte pjesë e Frontit Europian në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, duke garuar në listë të përbashkët me BDI-në, Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës dhe Lëvizjen Populli, së bashku me disa parti të tjera të komuniteteve.
Me largimin e Partisë Demokratike Turke, Fronti Europian humb një tjetër partner koalicioni. Më herët nga ky koalicion janë larguar edhe Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela, si dhe parti të tjera që kanë qenë pjesë e bllokut në zgjedhjet e fundit.Me 67 vota për dhe 13 kundër, Kuvendi e zgjodhi Zulfiqar Zejnullaun ministër pa resor. Zgjedhja e Zejnullaut u bë e ndarë nga anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, për shkak se me të së bashku rikonstruimi i Qeverisë do ta tejkalonte pragun prej një të tretës së kabinetit qeveritar, pas së cilës do të duhej të zbatoheshin procedurat sikur për zgjedhjen e një Qeverie të re.
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke e arsyetuar propozimin për zgjedhjen e Zejnullaut, tha se pjekuria e Qeverisë shihet në hapjen e institucioneve për të gjithë ata që kanë njohuri, kapacitet dhe qëllim të sinqertë për të kontribuar.
“Sot para jush nuk kërkoj mbështetje vetëm për një kandidat, kërkoj mbështetje për parimin që institucionet duhet t’i udhëheqin njerëzit të cilët mund të marrin përgjegjësi, të marrin vendime dhe të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike ose politike”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.
Ministri i ri pa resor, Zulfiqar Zejnulla, është kryetar i Partisë Demokratike të Turqve, e cila kohët e fundit kaloi në koalicion me VMRO-DPMNE-në në pushtet, pasi më parë u largua nga Fronti Evropian. Me këtë, edhe deputeti nga radhët e PDT-së, Bejxhan Iljas, iu bashkua shumicës qeverisëse, me çka numri i deputetëve të shumicës u rrit edhe me një deputet.
