BallinaLajmeEuro do të jetë monedha zyrtare e Shqipërisë pas hyrjes në BE!...

Euro do të jetë monedha zyrtare e Shqipërisë pas hyrjes në BE! Pr/ligji për Bankën e Shqipërisë hidhet për Konsultim Publik

Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që euro të bëhet monedha zyrtare e vendit pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Për herë të parë, ligji përfshin një kapitull të posaçëm që përcakton jo vetëm emetimin e euros si valutë kombëtare, por edhe përafrimin e Bankës së Shqipërisë me rregullat dhe funksionimin e Bankës Qendrore Evropiane. Aktualisht, euro përdoret nga 21 prej 27 shteteve anëtare të BE-së.Euro do të jetë monedha zyrtare në Shqipëri menjëherë pasi vendi të jetë pjesë e BE-së. Euro që përdoret masivisht në ekonomi, në secilën hallkë të saj, nga blerjet e shërbimeve apo produkteve, e deri tek kreditë e depozitat, do të jetë monedhë zyrtare e vendit.

Me ndryshimet e propozuara në ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë” është përfshirë një kapitull ku përveçse cakton që euro do të emetohet si monedhë zyrtare, gjithashtu edhe vetë banka do ti përshtatet rregullave të Bankës Qendrore Evropiane.

I gjithë kapitulli XV i këtij projektligjit të hedhur në Konsultim Publik, është sqaruar se si do të funksionojë hedhja në qarkullim e euros, si do emetohet apo se si do të mbahet rezerva valutore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments