BallinaLajmeTre struktura, 300 themelues dhe synimi për “Shqipërinë Etnike”/ Zbardhet platforma e...

Tre struktura, 300 themelues dhe synimi për “Shqipërinë Etnike”/ Zbardhet platforma e Kuvendit Kombëtar Qytetar

Një dokument i shpërndarë në një grup bisedash në WhatsApp, me emërtimin “Krijimi i Kuvendit Kombëtar Qytetar”, ka nxjerrë në dritë platformën për ngritjen e një strukture të re të quajtur “Kuvendi Kombëtar Qytetar”.

Sipas autorëve të dokumentit, kjo nismë buron nga protestat kombëtare të zhvilluara gjatë muajit qershor 2026 dhe synon të përfaqësojë e të mbrojë vullnetin e qytetarëve. Në platformë, Kuvendi përshkruhet si një mekanizëm që do të garantojë respektimin dhe zbatimin e kërkesave të shprehura gjatë protestave.

Dokumenti parashikon ngritjen e tre strukturave kryesore: “Kuvendit Kombëtar Qytetar”, “Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit Kombëtar Qytetar” dhe “Mbledhjes së Përgjithshme të Popullit Shqiptar”. Sipas platformës, këto organe do të kenë si qëllim mbikëqyrjen e institucioneve shtetërore, si dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Në përshkrimin e Kuvendit theksohet se ai do të përbëhet nga persona të konsideruar aktivë në jetën publike, me kontribut qytetar dhe me qëndrime kritike ndaj sistemit politik ndër vite.

Platforma parashikon dy formate organizimi: një Kuvend me 150 anëtarë me pjesëmarrje të rregullt dhe 150 të tjerë nga diaspora me pjesëmarrje vetëm për zhvillime të jashtëzakonshme duke e çuar në total 300 numrin e anëtarëve.

Dokumenti përcakton gjithashtu një sërë kriteresh për anëtarësimin në këtë strukturë. Mes tyre përmenden qëndrimet patriotike, mbështetja për konceptin e “Shqipërisë Etnike”, si dhe respektimi i vendimeve të Kuvendit, edhe në rastet kur një anëtar mund të ketë votuar kundër tyre.

Përveç aspektit organizativ, platforma përmban edhe qëndrime të drejtpërdrejta politike. Ndër kërkesat kryesore të përfshira në dokument është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si edhe ndjekja penale e tij dhe e ish-kryeministrit Sali Berisha, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre më të afërt.

Gjithashtu, dokumenti parashikon që “Kuvendi Kombëtar Qytetar” të ketë rol në propozimin e emrave për një qeveri teknike tranzitore, në rast të largimit të qeverisë aktuale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments