BallinaLajmeQytetari N.N ia falë 150 mijë euro komunës së Strugës ?Mendy Qyra...

Qytetari N.N ia falë 150 mijë euro komunës së Strugës ?Mendy Qyra të njohtoj opinionin strugan për bisedat me UNESCO që ishin në OHËR

www.telegrami.mk

Lajmi interaktiv

Gjesti i qytetarit është për t’u vlerësuar, sepse heqja dorë nga rreth 150 mijë euro kamata nuk është një vendim i vogël. Megjithatë, edhe më fisnike do të kishte qenë sikur t’i merrte ato para dhe me to t’u siguronte nga një banesë tre familjeve skamnore. Kështu, ndihma do të kishte shkuar drejtpërdrejt te ata që kanë më shumë nevojë.

Sa i përket komunës, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë të plotë se si do të përdoret kjo shumë. Përndryshe, do të mbetet hapësirë për dyshime se fondet do të shërbejnë më shumë për interesa të pushtetit lokal sesa për interesin publik. Besimi ndaj institucioneve nuk ndërtohet vetëm me gjeste simbolike, por me mënyrën se si administrohen paratë publike dhe me rezultate konkrete në dobi të qytetarëve.

Dy raste tjera në Strugë të luhatin dhe interesante kur BFI -në dhe Myftinitë nëpër RMV i ka kapluar heshtja për pronat e vakëfeve dhe biznesi

Kohë më parë në Strugë Humanisti dhe bamirësi Jusuf Tafiloski i ka dhuruar një pronë (tokë) si vakëf Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Strugë. Ky donacion u zyrtarizua gjatë një takimi me Myftiun e Strugës, H. Adi ef. Murtishi, ku u vlerësua rëndësia e këtij kontributi për të mirën e përgjithshme të komunitetit.

—————————————————————————-

Për herë të parë, Myftinia e Strugës pajiset me veturë zyrtare, dhuratë nga haxhiu Bekim Mena

Një gjest i rrallë, fisnik dhe thellësisht domethënës vjen nga haxhiu Bekim Mena, i cili, i kënaqur nga organizimi, kujdesi dhe përkushtimi i treguar gjatë Haxhit 2026, vendosi që në shenjë mirënjohjeje t’i dhurojë Myftinisë së BFI-së Strugë një veturë.

======================================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://top24.mk/qytetari-ia-fale-150-mije-euro-komunes-se-struges

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka bërë të ditur se një qytetar ka hequr dorë nga kamatat e një borxhi të vjetër ndaj komunës, në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh, duke e cilësuar këtë si një akt të jashtëzakonshëm qytetarie dhe një shenjë të rikthimit të besimit ndaj institucionit.Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra:

150.000 euro të falura për Strugën, një hap më shumë drejt rikthimit të besimit

Ka ditë kur pesha e përgjegjësisë ndihet më shumë se zakonisht. Një situatë e rënduar financiare, një institucion që për një kohë të gjatë ka humbur besimin e qytetarëve, llogari të bllokuara, detyrime të papaguara, sfida për të rikthyer rendin dhe funksionalitetin e Komunës, por edhe qindra qytetarë që trokasin çdo ditë në derën tonë me hallet dhe nevojat e tyre. Megjithatë, bindja se për çdo problem ka një zgjidhje nuk venitet.

Nuk është e lehtë. Ka momente kur e kupton se rruga drejt ndryshimit është shumë më e vështirë sesa e kishe menduar.

Por pastaj ndodhin ngjarje që të japin forcë. Që të kujtojnë pse ia vlen të mos dorëzohesh.

Sot ishte një nga ato ditë.

Një qytetar i Strugës vendosi t’i falë Komunës kamatat e një borxhi të papaguar për mbi 13 vjet, në vlerë prej rreth 150.000 euro.

Kur dëgjova këtë vendim, nuk pashë vetëm një lehtësim financiar. Pashë një qytetar që vendosi ta vendosë interesin e Strugës mbi interesin personal. Pashë një njeri që beson se ky insitucion mund të ringrihet dhe se ia vlen t’i japësh një shans.

Ky gjest më preku thellë.

Sepse më rikujtoi se Struga nuk ndërtohet vetëm nga kryetari apo nga administrata. Struga ndërtohet nga njerëzit e saj. Nga ata që, edhe kur kanë të drejtë të kërkojnë, zgjedhin të japin. Nga ata që mendojnë për brezat që vijnë dhe jo vetëm për ditën e sotme.

Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve, faleminderit për këtë shembull të jashtëzakonshëm qytetarie.

Jam gjithnjë e më i bindur se do ta nxjerrim Komunën nga kjo gjendje. Do ta zhbllokojmë financiarisht, do ta bëjmë funksionale dhe do t’i realizojmë projektet që kemi premtuar.

Sepse kur institucionet dhe qytetarët ecin në të njëjtin drejtim, nuk ka pengesë që nuk kapërcehet.

Besimi po rikthehet. Dhe ky është ndryshimi më i madh që mund t’i ndodhë Strugës.

===========================================

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments