BallinaLajmeBFI po e bën KULT figurën e Reis Shaqir Fetahu / Kur...

BFI po e bën KULT figurën e Reis Shaqir Fetahu / Kur çdo paraqitje kthehet në propagandë personale, humbet serioziteti i institucionit

www.telegrami.mk

Lajmi interaktiv

Thënë shqip ,askush nuk meret me ”figurën e shëndritshme ” si figura e Reisit që po demanton BFI-në për reklama komerciale.


Pse hesht Reisi për çështjet e vakëfit në Tetovë?

”BFI reagoi me të drejtë ndaj keqpërdorimit të figurës së Reisit në reklama komerciale…por nuk sqaroi se si është keqpërdorur ”

Mirëpo, shumë besimtarë prisnin që me të njëjtin vendosmëri Reisi, si udhëheqës i Bashkësisë Fetare Islame, të fliste edhe për çështjet që prekin drejtpërdrejt pronat dhe interesat e vakëfit në Tetovë.

Në opinion publik janë ngritur vazhdimisht debate dhe akuza lidhur me mënyrën se si po trajtohen prona që konsiderohen me rëndësi për vakëfin gjatë mandatit të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Pikërisht për këtë arsye pritej një qëndrim i qartë institucional nga BFI dhe Myftinia e Tetovës: të sqarohej nëse interesat e vakëfit janë mbrojtur, nëse ka pasur konsultime dhe cili është pozicioni zyrtar i institucionit.

Kur BFI reagon menjëherë për përdorimin e figurës së Reisit në reklama, por nuk jep të njëjtën peshë çështjeve që lidhen me pronat e vakëfit, krijohet përshtypja e standardeve të dyfishta. Besimtarët nuk presin vetëm reagime për imazhin e institucionit; ata presin mbi të gjitha mbrojtjen e pasurisë së vakëfit dhe transparencë për çdo vendim që mund ta prekë atë.

Heshtja në raste të tilla lë vend për dyshime dhe spekulime. Pikërisht për këtë arsye, BFI dhe Myftinia e Tetovës kanë përgjegjësinë morale dhe institucionale të japin sqarime të plota dhe publike për çdo çështje që lidhet me vakëfet, në mënyrë që të ruhet besimi i besimtarëve.

Nëse BFI detyrohet të dalë publikisht dhe të kërkojë që figura e Shaqir Fetait Reisit të mos përdoret për reklama dhe promovime të paautorizuara, atëherë kjo tregon se kufiri mes informimit dhe propagandës është tejkaluar.

Paradoksi është se, nga ana tjetër, pothuajse çdo pjesëmarrje, takim apo aktivitet i Reisit shpërndahet me një intensitet të jashtëzakonshëm në portale dhe rrjete sociale, duke krijuar përshtypjen se është në zhvillim një fushatë e vazhdueshme e promovimit personal. Kur çdo dalje publike shndërrohet në lajm kryesor, lind pyetja: ku mbaron informimi institucional dhe ku fillon marketingu i individit?

Një institucion fetar duhet të ndërtojë autoritetin mbi veprat, transparencën dhe shërbimin ndaj besimtarëve, jo mbi ekspozimin e pandërprerë mediatik. Respekti nuk fitohet me numrin e postimeve apo të portaleve që publikojnë një aktivitet, por me besimin që krijohet te qytetarët.

Nëse BFI kërkon me të drejtë të mbrojë figurën e Reisit nga keqpërdorimet, atëherë po aq e rëndësishme është të shmanget edhe krijimi i përshtypjes së një fushate të vazhdueshme vetëpromovuese. Institucionet fetare duhet të jenë shembull i maturisë dhe përulësisë, jo i garës për sa më shumë hapësirë mediatike

Figura e Reisit nuk është reklamë komerciale

BFI me ”të drejtë ka reaguar ndaj përdorimit të figurës së Reisit në reklama komerciale pa autorizim”. Autoriteti i një institucioni fetar nuk mund të shfrytëzohet për marketing, klikime apo përfitime financiare.

Megjithatë, ky rast duhet të shërbejë edhe si moment reflektimi. Kur pothuajse çdo paraqitje publike, takim apo aktivitet shpërndahet në dhjetëra portale dhe rrjete sociale, krijohet përshtypja e një promovimi të vazhdueshëm. Kjo e zbeh dallimin mes komunikimit institucional dhe ekspozimit të tepruar mediatik.

Reisi duhet të mbetet simbol i unitetit, autoritetit fetar dhe dinjitetit institucional, jo fytyrë që shfaqet në çdo hapësirë mediatike apo, edhe më keq, në reklama komerciale. Besimi i qytetarëve fitohet me punë, integritet dhe shërbim ndaj besimtarëve, jo me marketing.

Prandaj, lufta kundër keqpërdorimit të figurës së Reisit duhet të jetë e plotë: si ndaj reklamave komerciale të paautorizuara, ashtu edhe ndaj çdo forme të tepruar të promovimit që mund të dëmtojë seriozitetin dhe peshën e institucionit(në portale të afërta me Reisin,dorën thatë askush nuk e puth )…

…www.telegrami.mk

===========================================================

Lajmi aktiv që qarkullon

===============================================

P.S Hyni në web faqen zyrtare të BFI ku 99% mbi sundojnë materialet dhe fotot e REIS Shaqir Fetahu që është krijim i KULTIT dhe bie në reklamë komerciale (inshalla figura e pastër e tij e bën …????)

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments