BallinaLajmeMickoski pret vlerësim pozitiv për agjendën reformuese! Rokas: Konsensus për Kodin Zgjedhor...

Mickoski pret vlerësim pozitiv për agjendën reformuese! Rokas: Konsensus për Kodin Zgjedhor – Filipçe: Diaspora të votojë si në vend

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Maqedonia të vlerësohet pozitivisht në raportin e qershorit për përmbushjen e agjendës reformuese dhe me këtë të përfshihet në grupin e vendeve prioritare për shpërndarjen e fondeve së bashku me kandidatët më të përparuar. Ai theksoi se në një shpërndarje të tillë vendi ynë mund të marrë edhe 100 milionë euro shtesë.Ne deri tani kemi diçka mbi 140 milionë dhe këto qindra do të arrijmë deri rreth 240 milionë, nëse i marrim me kusht. Më gëzon dhe më inkurajon informacioni që dje e solli një media evropiane se po bëhen gjithnjë e më të zëshme deklaratat nga politikanë të lartë evropianë që do të mundësojnë “top-up”, përkatësisht shtim të shumës për tre vende të Ballkanit Perëndimor nga grupi 6 që janë më të përparuara në pjesën e zbatimit të agjendës reformuese”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.Euroambasadori Mihalis Rokas thotë se nga ajo që është përmbushur nga agjenda reformuese mund të thuhet se ka rezultate të mira, për të cilat siç theksoi do të duhet të prononcohet Komisioni Evropian pas përfundimit të pushimeve verore.

“Ajo që është e rëndësishme është se përfshirë të gjitha 51 hapat ka përparim. Jam i bindur dhe shoh përshpejtim të reformave dhe sigurisht duhet të presim dhe të shohim të gjitha rezultatet dhe vendimet e vlerësimeve që Komisioni Evropian duhet t’i japë pas pushimeve verore”, u shpreh Mihalis Rokas – euroambasador.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments