BallinaLajmeBDI kundërshton emërimin e Stoilkoviqit në MVL, VLEN: Riorganizimi i qeverisë forcon...

BDI kundërshton emërimin e Stoilkoviqit në MVL, VLEN: Riorganizimi i qeverisë forcon rolin e shqiptarëve

BDI ka reaguar ndaj emërimit të Ivan Stoilkoviqit si ministër i Vetëqeverisjes Lokale, duke e cilësuar si një sinjal për rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të ndarjes territoriale të vitit 2004. Faton Aliti nga partia opozitare paralajmëron se çdo tentativë për të prekur decentralizimin, përfaqësimin e drejtë dhe të drejtat e fituara nga Marrëveshja e Ohrit do të hasë në kundërshtim të fuqishëm politik, institucional dhe qytetar.Është e papranueshme që njeriu i vendosur dje për ta relativizuar Ohrit, sot të vendoset për ta prekur hartën e Ohrit. Është e papranueshme që mbi komunat e Çairit, Tetovës, Sarajit, Likovës, Gostivarit, Strugës dhe të gjitha komunave tjera shqiptare të vendosë një ministër që nuk ka as legjitimitet politik, as ndjeshmëri historike, as mandat moral për këtë çështje. Prandaj sot e themi qartë: Mos e hapni këtë temë. Mos e prekni ndarjen territoriale të vitit 2004. Mos luani me shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit. Mos e testoni durimin politik të shqiptarëve”, theksoi Faton Aliti, BDI.Stoilkoviq, me riformatimin e qeverisë, nga ministër për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, kaloi në drejtimin e Ministrisë për vetëqeverisje lokale. Për partinë në pushtet VLEN marrja në drejtim e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrisë së Kulturës është një hap strategjik për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Në një status në FB Izet Mexhiti shkruan se përmes këtyre resorëve do të zbatojnë reforma në drejtësi, të forcojë barazinë ndëretnike dhe të promovojë identitetin kulturor shqiptar, duke e lidhur këtë me 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit .Në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, po hapim një kapitull të ri të qeverisjes, të bazuar në barazi, drejtësi dhe përgjegjësi. (…) Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive është ministria që mban mbi supe frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe arkitekturën e bashkëjetesës në vend. Ky resor nuk është vetëm një mekanizëm koordinues, por institucioni që duhet të garantojë avancimin e barazisë, respektimin e të drejtave kolektive, dialogun ndërmjet komuniteteve dhe zbatimin konsekuent të parimit të përfaqësimit të drejtë e adekuat”, shkroi Izet Mexhiti, VLEN.VLEN vlerëson se me drejtimin e gjashtë resorëve qeveritarë do të forcojë rolin e shqiptarëve në proceset vendimmarrëse dhe do të përshpejtojë integrimin evropian të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments