BallinaLajmeFilipçe njofton bllokimin e Kodit Zgjedhor.

Filipçe njofton bllokimin e Kodit Zgjedhor.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi se partia e tij do ta bllokojë miratimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend, pasi siç tha, ligji nuk është as europian e as demokratik. Filipçe paraqiti tre vërejtje kryesore: votimi elektronik i diasporës pa mundësi kontrolli, dobësimi i fshehtësisë së votës dhe kufizimi i ankesave vetëm në ato të shënuara në procesverbal. Sipas tij, qëllimi i vërtetë i pushtetit është vendosja e një sistemi të kontrolluar votimi, njësoj si në kohën e Nikola Gruevskit.

“Këto tre vërejtje nuk janë as europiane e as demokratike. Justifikim është se pushteti dëshiron ta miratojë ligjin vetëm për të realizuar sa më shumë axhendën reformuese. Kjo nuk është e vërtetë — ata dëshirojnë të vendosin një regjim, dëshirojnë t’i hapin vetes dyer, mundësi dhe instrumente për ta kontrolluar dhe abuzuar procesin zgjedhor. Këtë ligj ne do ta bllokojmë në Kuvend sepse nuk duhet të miratohet. Sepse qytetarët meritojnë të kenë një proces zgjedhor të drejtë, e jo të kontrolluar si në kohën e Nikola Gruevskit”, u shpreh Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe zëvendëskryetar i Kuvendit, Antonio Miloshoski, tha se qëndrimi i Filipçes është vetëm dëshmi se qëllimi i tij kryesor është të kundërshtojë ligjet e axhendës reformuese, për të cilat Komisioni Europian ka dhënë vlerësime të larta.

“Së pari do të doja të theksoj se një njoftim i tillë nga zoti Venko Filipçe është vetëm dëshmi se qëllimi i tij kryesor është të kundërshtojë ligjet që janë pjesë e axhendës reformuese, për miratimin dhe zbatimin e të cilave Komisioni Europian deri tani ka dhënë vlerësime të larta. Gjëja e dytë — mendoj se Venko Filipçe nëpërmjet njoftimit për bllokimin e Kodit Zgjedhor kërkon një justifikim të mundshëm, alibi, për humbjen e ardhshme zgjedhore ose eventualisht për bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pavarësisht se kur do të ndodhin”, tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe sic njoftoi Miloshoski Propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor do t’i dorëzohen Kuvendit me të gjitha ndryshimet e harmonizuara sipas rekomandimeve të ODIHR-it, por pa ndryshimet në nenin 76-d që ka të bëjë me mjetet për reklamim zgjedhor. Arsyen e kësaj Miloshoski e lokalizon te partia Levica, anëtarët e së cilës në grupin punues tani refuzojnë të nënshkruajnë ndryshimet që vetë i kishin kërkuar.

Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev, hodhi poshtë këto akuza dhe tha se për ndryshimet e propozuara nuk është arritur konsensus. Sipas tij, pesë çështje kyçe kanë mbetur të pazgjidhura, duke përfshirë financimin shtetëror të fushatave zgjedhore. Apasiev e cilësoi situatën diskriminim politik ndaj Levicës dhe njoftoi se partia do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për nenin 76-d, duke paralajmëruar se nëse procesi vazhdon në këtë formë, deputetët e Levicës do ta bllokojnë miratimin e Kodit Zgjedhor. përcjell Zhurnal.mk .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments