BallinaLajmeBotaPër sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”/ Marrëveshja me Iranin,...

Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”/ Marrëveshja me Iranin, Trump: Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se afati 60-ditor për negociatat me Iranin nuk duhet parë si një kufi i rreptë, duke lënë të hapur mundësinë që bisedimet të zgjasin më shumë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”, është shprehur Trump, duke theksuar se fleksibiliteti në kohë nuk përbën problem nëse palët vazhdojnë në rrugën e duhur.

Deklaratat vijnë në një moment kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përgatiten për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi në Zvicër, në Hotelin Burgenstock në Lucern.

Sipas Trump, ceremonia mund të zhvillohet të enjten ose të premten, madje ai ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes personale.

Megjithatë, presidenti amerikan ka përsëritur edhe paralajmërimet ndaj Teheranit, duke theksuar se në rast mosrespektimi të marrëveshjes “mund të rifillojnë bombardimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments