BallinaLajmeRruga e Xhepçishtit në Tetovë edhe pas tetë muaj e pa përfunduar!...

Rruga e Xhepçishtit në Tetovë edhe pas tetë muaj e pa përfunduar! Banorët: “Thoshin brenda tre muajsh, ndërsa sot as ujë as rrugë”

Tetë muaj premtime dhe asnjë përfundim. Rruga kryesore në fshatin Xhepçisht, e nisur me bujë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, po rezulton një sfidë e papërballueshme për banorët. Edhe pse afati fillestar i premtuar ishte vetëm tre muaj, sot, pas thuajse tre herë më shumë kohe, vendi ngjan më shumë me një zonë të goditur nga kriza sesa me një rrugë funksionale. Pluhuri i gurit ka mbuluar shtëpitë, ndërsa gropat po u kushtojnë shtrenjtë xhepave të qytetarëve.“Tetë muaj edhe deri ku e shihni edhe ju , në pluhur e si është më zi, A va dëmton veturat? , më së pari është vetura ime është e dëmtuar, por në rrugë më zu se  hetova edhe hyr anë këtë begatonkat, më zu në puset, edhe më zu, kur u nis më thanë brenda tre katër muajsh, edhe I kemi përkrah dhe I përkrahim po dështuan me rrugën , dështuan , dhe me hy në shtëpi krejt pluhur dhe llom është shtëpia”

“Asgjë nuk behët na mbyti pluhur si sju vjen turp  be edhe me fëmijë asgjë nuk bëhet , ky është pluhur guri kjo është puna, nuk ka hajrë këtu, , a thonë se do behët shpejtë, e kanë sjell një bager edhe rinë, na mbytën shqiptarët  kjo më vjen inat se”.“Shumë na pengon  krejt pluhur uji pastër jo, edhe çaka donë edhe pa ujë të rish edhe ujë edhe nja dy javë edhe s’ka  krejt me ujë reke rimë rruga siç e shihni vetë edhe s’ka hajër prej këtu”

Përballë revoltës dhe akuzave të drejtpërdrejta të banorëve, numri një i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kërkon durim. Sipas tij, vonesat nuk vijnë nga neglizhenca, por nga fakti se në Xhepçisht po ndërtohet një infrastrukturë e tërë nëntokësore, e cila kërkon kohën e saj teknike.

Rruga e Xhepçishtit në Tetovë edhe pas tetë muaj e pa përfunduar! Banorët: “Thoshin brenda tre muajsh, ndërsa sot as ujë as rrugë”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments