BallinaLajmeZëvendësministri i kulturës në RMV Sedat Sulejmani, nga rradhët e Vlen. Shtëpia...

Zëvendësministri i kulturës në RMV Sedat Sulejmani, nga rradhët e Vlen. Shtëpia e Kulturës në Tetovë në gjendje të mjerueshme, disa hapësira paraqesin rrezik për punonjësit

“Është ndërtuar në vitet e 70-ta dhe që atëherë përveç që nuk është rinovuar asgjë në shtëpinë e kulturës në qytetin e Tetovës, e njëjta është problem edhe të mirëmbahet. Biseduam sot me drejtoreshën e shtëpisë së kulturës në Tetovë, e cila thotë se shkak për këtë është mungesa e fondeve nga ana e Ministrisë dhe Qeverisë”.

Në gjendje më të vështirë, është skena dhe elementet përcjellëse të saj, rinovimi i të cilave kërkon shumë para. E mirëmbajtja e pjesëve aktuale të skenës, është e pamundur thotë drejtoresha Njomza Ismaili. Duke pasur parasysh se disa mbajtëse përbëjnë edhe rrezik për aktorët në skenë, ata janë ndaluar për përdorim.

“Pjesa e sipërme ku mbahen perdet e gjërat tjera janë shumë të amortizuara por janë manuale. Sistem që ndoshta askund nuk përdoret më dhe nuk ka asnjë firmë për ta rregulluar këtë. Andaj kërkon shqyrtim më të thellë, sepse projektin që e kemi dërguar për rinovim të tyre, nuk ka asnjë firmë në Maqedoninë e Veriut e cila mundëson t’i rregullojë të njëjtat me garanci siç e kërkon Ligji”, deklaroi Njomza Imeri Ismaili, Drejtore në shtëpinë e kulturës Tetovë.

Ismaili thotë se disa hapësira janë në plan për riparim.

“Me këtë buxhet që kemi ne nuk është diçka që premton shumë, por besoj se do arrijmë marrëveshje për disa projekte që kemi dërguar në Ministri, me rebalancin e buxhetit do na miratojnë të paktën një projekt, dhe një tjetër të bëhet me buxhetin tonë vetanak”, theksoi Njomza Imeri Ismaili, Drejtoreshë në shtëpinë e kulturës Tetovë.

Në gjendje më të vështirë për momentin janë mbajtëset e perdeve të skenës, dhe rekuizitave të tjera të skenës por edhe pullazi i pallatit i cili sa herë që bie shi pikon gjithandej. përcjell Zhurnal.mk .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments